E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët

Nga shtatori i këtij viti, Finlanda do të kufizojë me 10% numrin e vizave për turistët rusë si hakmarrje për pushtimin e kësaj të fundit në Ukrainë.

Sipas La Repubblica autoritetet finlandeze kanë zhvilluar një plan për t’u dhënë përparësi atyre që aplikojnë për vizë për arsye familjare, pune ose studimi. 

Finlanda pranon rreth 1000 aplikime në ditë nga qytetarët rusë. Nga muaji i ardhshëm, ato do të bien në 100.

Finlanda po shqyrton gjithashtu miratimin e një rregulli që i hap rrugën miratimit të sanksioneve të reja, ndërsa studion miratimin e një vize humanitare për të lehtësuar transferimin e gazetarëve, disidentëve dhe aktivistëve.

Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë publikisht thirrje për kufizimin ose ndalimin e plotë të turistëve rusë në Evropë në përgjigje të luftës.

Finlanda ka nisur procedurën për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›