E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të enjten takimi Zelensky-Erdogan-Guterres në Ukrainë, diskutime për luftën dhe eksportet e grurit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas CNN.gr një çështje dominuese në trepalësh pritet të jenë eksportet e grurit nga portet ukrainase që kanë rifilluar sipas marrëveshjes së fundit të ndërmjetësuar nga OKB.

Guterres do të diskutojë gjithashtu me Zelenskyn për sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhia dhe perspektivën e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor Zaporizhia që ndodhet në Ukrainën lindore, të cilën forcat ruse e morën nën kontroll në fazat e hershme të pushtimit të tyre më 24 shkurt. Fabrika është ende duke u operuar nga teknikë ukrainas.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë. Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›