E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kështjella e Kanosës dhe simbolika e saj shqiptare, sipas Pëllumb Xhufit

Share

Në një intervistë për Mapon, Pëllumb Xhufi i referohet dy herë kështjellës së Kanosës. Herën e parë vetëm sa e përmend, ndërsa herën e dytë, i ngacmuar nga intervistuesi, ai bën një përshkrim sintetik të ngjarjes së famshme historike, dhe tregon rrethanat shqiptare që ia sjellin në mendje atë ngjarje.

Kanosa është një kështjellë e vjetër në veri të Italisë, në Reggio Emilia, ku në vitin 1077, i pari i Perandorisë së Shenjtë Romake, gjermani Henriku IV, i çkishëruar prej Papës Grigori VII, e prandaj i gjendur mes dy opcioneve, të humbte pushtetin apo ti binte në gjunjë e ti kërkonte falje vetë Papës, zgjodhi këtë të dytën. I ra në gjunjë Papës, por në një mënyrë aspak dinjitoze: mbeti tri ditë e tri netë, zbathur, në të ftohtë, përpara portës së kështjellës së Kanosës, në pritje që Papa Gregori VII, që ish aty, ta merrte brenda, të pranonte ndjesën, e ta anulonte çkishërimin.

Kush është Kanosa në rastin shqiptar? Xhufi nuk e thotë, por merret me mend, është Gjiri i Lalzit. Po kështjella? Vila e Ilir Metës. Po Papa Gregori VII? Vetë Iliri. Po perandori i çkishëruar? Edi Rama. Nard Koka duhet të jetë Matilda e Toskanës.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/7/6/keshtjella-e-kanoses-dhe-simbolika-e-saj-shqiptare-sipas-pellumb-xhufit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›