E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu me i vetmuar se kurre

Ne fazat vitale dhe riprodhuese nje i rritur qe vuan nga semundja e vetmise i bie qe te jete nje anomali

Vetmia nuk eshte karakteristike e pjekurise. Kur njeriu lufton me te tjeret apo gjerat qe e rrethojne ai harrohet pas punes se tij ne krijimin apo ndertimin e objekteve ideve apo institucioneve. Vetedija e tij personale bashkohet me ate te te tjereve koha nis e merr kuptim dhe qellim e keshtu kthehet ne histori nje rrefim i gjalle e kuptimplote me te shkuar e te ardhme. Vecantia jone - qe rrjedh nga fakti se jemi vendosur ne kohe ne nje kohe te caktuar qe perbehet nga vete ne e qe na gelltit ndersa na ushqen - nuk eshte zhdukur ajo vetem eshte dobesuar e ne nje kuptim eshte rifituar. Ekzistenca ime personale merr pjese ne histori e cila shnderrohet per te perdorur nje fraze te Eliotit ne nje model momentesh pa kohe. Ne kete menyre ne fazat vitale dhe riprodhuese nje i rritur qe vuan nga semundja e vetmise i bie qe te jete nje anomali. Kete lloj figure vetmitare e hasim shpesh sot dhe kjo tregon gravitetin e semundjeve tona. Ne kohet e punes ne grup kengeve ne grup kenaqesive ne grup njeriu eshte me i vetmuar se kurre. Njeriu modern asnjehere nuk ia dorezon veten asaj qe ben. Nje pjese e tij - pjesa me e thelle - eshte gjithmone e distancuar dhe ne gatishmeri. Njeriu spiunon veten. Puna i vetmi zot modern nuk eshte me krijuese. Ajo eshte pune pa fund pune pa mbarim qe i korrespondon jetes pa perfundim te shoqerise moderne. Dhe vetmia qe ajo perfton - vetmi pa fund e hoteleve zyrave dyqaneve kinemave - nuk eshte test qe forcon shpirtin nje purgator i domosdoshem. Eumlshte vecse mallkim pasqyrim i nje bote pa rrugedalje.

Domethenia dyfishe e vetmise - shkeputje nga nje bote e perpjekje per te krijuar nje tjeter - mund te shihet ne konceptimin tone te heronjve shenjtoreve e shpetimtareve. Miti biografia historia dhe poezia pershkruajne nje periudhe terheqjeje dhe vetmie - e kjo thuajse gjithmone ne rinine e hershme - duke i paraprire nje rikthimi te bota dhe veprimi. Keto jane vite pergatitjeje dhe studimi por mbi te gjitha ato jane vite sakrifice e pendese vite vetenjohjeje shpagimi e purifikimi. Arnold Toynbe na jep mjaft ilustrime te kesaj ideje miti i shpelles se Platonit jeta e Shen Palit Budes Muhamedit Makiavelit Dantes. E te gjithe ne ne jetet tona e brenda limiteve tona kemi jetuar ne vetmi dhe terheqje me qellim pastrimin e vetvetes e pastaj rikthimin te bota.

Dialektika e vetmise - levizja dykaheshe terheqje - rikthim sipas fjaleve te Toynbet - zbulohet qarte ne jeten e gjithsecilit. Mundet qe shoqerite e lashta me pak komplekse se kjo jona e ilustrojne me mire kete levizje dyfishe.

Nuk eshte e veshtire te imagjinohet se ne cmase vetmia perben nje gjendje te rrezikshme e te frikshme per ata qe ne - gabimisht e plot zell - i quajme primitive. Ne shoqerite arkaike nje sistem i tere kompleks e i rrepte kufizimesh rregullash e ritualesh e mbron individin nga vetmia. Grupi eshte i vetmi burim shendeti. Njeriu i vetmuar eshte nje invalid nje dege e thare qe duhet prere apo djegur pasi e tere shoqeria rrezikohet nese nje pjese e saj semuret. Perseritja e besimeve dhe formulave sekulare siguron jo vetem gjitheheresine e grupit por edhe unitetin dhe kohezionin e tij ndersa ritualet fetare dhe prania konstante e te vdekurit krijojne nje qender marredheniesh qe kufizojne veprimin e pavarur duke mbrojtur kesisoj individin nga vetmia e grupin nga shperberja.

Per njeriun primitiv shendeti dhe shoqeria jane terma sinonimike e po keshtu jane vdekja dhe shperndarja. Levy-Bruhl thote se cdokush qe le rajonin e tij te lindjes nuk i perket me grupit. Ai vdes dhe i behen ritet funerale sipas zakonit. Mergimi pergjithmone eshte kesisoj i njejte me denimin me vdekje. Identifikimi i grupit social me shpirtin e te pareve dhe identifikimi qe ai u ben ketyre me token shprehet ne kete ritual simbolik afrikan Kur nje vendas sjell me vete gruan nga Kimberley ata sjellin me vete pak dhe nga vendi i tyre. Cdo dite ajo duhet te haje pak nga ky dhe... ne menyre qe te mesohet me kete ndryshim vendbanimi. Solidariteti social i ketyre njerezve ka nje karakter vital organik. Individi eshte ne kuptimin e vertete te fjales pjese e nje trupi. Ne kete menyre konvertimet individuale jane te rralla. Askush as nuk shpetohet e as nuk mallkohet per hesap te vet dhe veprimet e secilit njeri kane ndikim ne te gjithe grupin.

Me gjithe keto garanci grupi nuk eshte i imunizuar ndaj shperndarjes. Gjithcka mund ta shperbeje ate lufterat percarjet fetare ndryshimet ne sistemet e prodhimit pushtimet... Me tu ndare grupi cdo pjesez e tij perballohet me nje situate teresisht te re. Kur burimi i shendetit - shoqeria e vjeter dhe e mbyllur - shkaterrohet vetmia nuk eshte me vetem kercenim apo aksident ajo eshte kusht kushti baze dhe absolut. E ajo con ne nje ndjenje mekati - jo te mekatit qe vjen nga shkelja e ndonje rregulli por te nje mekati qe eshte pak a shume pjese e natyres se tyre. Ose per te qene me te sakte mekat qe tashme eshte natyra e tyre. Vetmia dhe mekati fillestar nje dhe e njejta gje. Gjithashtu shendeti dhe bashkesia behen sinonimike por vendosen ne nje te shkuar te larget. Ato misherojne motin e arte nje epoke qe i paraprinte historise e tek e cila ne mbase edhe kthehemi nese do ti iknim burgut te kohes. Kur ne fitojme ndjesine e mekatit behemi gjithashtu te vetedijshem per nevojen tone per shpagim dhe shpetimtare.

E kesisoj krijohet nje mitologji e re e nje fe e re. Shoqeria e re - ndryshe nga e vjetra - eshte e hapur dhe fluide pasi ajo perbehet nga mergime. Fakti qe ke lindur brenda nje grupi nuk perben me siguri se individi i perket atij ai duhet te jete i vlefshem per te qene pjese e tij. Lutja nis te zere vendin e formulave magjike e ritet fillestare i vene gjithmone e me shume rendesi purifikimit. Ideja e shpagimit nxit spekulimin fetar teologjine asketizmin e misticizmin. Sakrifica dhe kungimi nuk jane me festa totemike nese kane qene te tilla dhe shnderrohen ne mjete per te hyre ne shoqerine e re. Nje zot - qe eshte thuajse gjithmone edhe nje bir nje pasardhes i Zotave te lashte krijues - vdes e ringjallet ne periudha te caktuara. Ai eshte zot i begatise por edhe shpetimtar e sakrifica e tij eshte betim se grupi eshte nje parafigurim tokesor i shoqerise perfekte qe na pret ne anen tjeter te vdekjes. Keto shpresa per jeten tjeter jane ne nje fare mase nje deshirim nostalgjik per shoqerine e vjeter. Kthimi ne motin e arte eshte i nenkuptuar per premtimin per shpetim.

Sigurisht eshte e veshtire te zbulosh te gjithe keta faktore ne historine e cdo shoqerie. Megjithate jane disa shoqeri qe i pershtaten skemes ne thuajse cdo detaj. Te marrim per shembull lindjen e Orfizmit. Kulti orfik u ngrit pas shkaterrimit te qyteterimit akean gje qe shkaktoi nje shperndarje te pergjithshme te botes greke dhe nje rivendosje te popujve dhe kulturave te saj ne territore te tjera. Domosdoshmeria per te rifarketuar lidhjet e hershme qofshin ato te shenjta apo sociale solli krijimin e nje numri kultesh sekrete ku te gjithe ata qe merrnin pjese ishin qenie te shperngulura te transplantuara gjetke... qe enderronin te formonin nje organizate nga e cila te mos shkeputeshin me. Emri i tyre i vetem kolektiv ishte ai i jetimeve. Duhet te permend ketu se orphanos do te thote si orphan / jetim dhe bosh. Vetmia dhe te qenet jetim jane forma te ngjashme te boshesise.

Fete orfike dhe dionisiane si fete proletare qe lulezuan gjate renies se botes se lashte tregojne qarte se si nje shoqeri e mbyllur behet e hapur. Ndjenja e fajit e vetmise dhe shlyerjes luan po ate rol te dyfishte qe ajo luan ne jeten e individit.

Ndjenja e vetmise qe eshte nje deshirim nostalgjik per trupin nga i cili u flakem eshte deshirim per nje vend. Sipas nje bindjeje te lashte qe e gjejme thuajse te cdo popull ky vend eshte qendra e botes kerthiza e universit. Disa here ai identifikohet me parajsen dhe te dyja me vendin e origjines reale apo mitike te grupit. Tek azteket te vdekurit ktheheshin ne Mistlan vend ku ndodhej ne veri e nga ku paten emigruar. Thuajse te gjitha ritet qe lidhen me themelimin e qyteteve e te shtepive aludojne nje kerkim per ate qender te shenjte nga e cila u nxoren. Tempujt e shenjte - Roma Jeruzalemi Meka - jane ne qender te botes ose simbolizojne e parafytyrojne ate. Pelegrinazhet ne keto vende jane perseritje rituale e asaj qe bente cdo grup ne te shkuaren mitike para se te vendoseshin ne token e premtuar. Zakoni per ti rene qark nje shtepie apo qyteti para se te hysh ne te ka te njejten origjine.

Miti i labirintit i perket po ketij blloku besimesh. Jane disa ide qe e bejne labirintin nje nga simbolet mitike me te begata e me kuptimplote talismani apo objekte te tjera te afta per tu sjelle shendet e liri njerezve ne qender te nje zone te shenjte heroi apo shenjti qe pasi ben pendese e kryen ritet e pendeses hyn ne labirint apo ne vendin e magjepsur dhe kthimi i heroit ose per te shpetuar e cliruar qytetin e tij ose per te gjetur nje qytet te ri. Ne mitin e Perseut elementet mistike jane thuajse te padukshem ndersa ne ate te Kupa e Shenjte asketizmi dhe misticizmi jane te lidhur ngushte mekati qe shkakton sterilitet ne tokat dhe nenshtetasit e mbretit Fischer ritet e purifikimit ndeshja spirituale e se fundi lutja e falenderimit - qe do te thote bashkesi.

Ne na kane perzene nga qendra e botes e jemi denuar ta kerkojme ate ne xhungla e shkretetira ose ne rruginat e nendheshme te nderlikuara te labirintit. Po ashtu ishte nje kohe kur koha nuk ishte vijshmeri e tranzicion por burim i perhershem i nje te tashmeje fikse qe permbante te gjithe kohet te shkuara e te ardhme. Kur njeriun e degdisen nga kjo perjetesi ku gjithe kohet ishin nje ai hyri ne kohen e kronometruar e u be i burgosuri i ores dhe kalendarit. Sapo koha u nda ne te djeshmen te tashmen dhe te ardhmen ne ore minuta dhe sekonda njeriu nuk mund te ishte me nje me kohen ai nuk mund te ishte nje me rrjedhen e realitetit. Kur dikush thote ne kete moment momenti ka shkuar. Keto matje kozmike te kohes e ndajne njeriun nga realiteti - qe eshte nje e tashme e vazhdueshme - dhe sic thote Bergson kthejne ne fantazma te gjitha pranite permes te cilave manifestohet realiteti.

Nese trajtojme natyren e ketyre dy ideve kundershtuese del qarte se koha kronometrike eshte nje vijshmeri homogjene pa kurrfare vecantie. Ajo eshte gjithmone e njejta gjithnje indiferente ndaj kenaqesise apo dhimbjes. Koha mitologjike ne anen tjeter eshte e mbarsur me gjithe vecantite e jeteve tona ajo eshte e gjate sa perjetesia apo e shkurter sa fryma e kobshme a e mbare pjellore a sterile. Kjo ide lejon ekzistencen e nje numri kohesh te ndryshme. Jeta e koha shkrihen per te formuar nje te tere te vetme nje unitet te pandashem. Per azteket koha shoqerohej me hapesiren dhe cdo dite me nje nga pikat e horizontit. E njejta gje mund te thuhet per cdonjerin nga kalendaret fetare. Nje lsquofiesta eshte me shume se nje date a pervjetor. Ajo nuk feston nje ngjarje e riprodhon ate. Koha kronometrike shkaterrohet dhe e tashmja e perjetshme - per nje moment te shkurter por te pamatshem - rivendoset. lsquoFiesta behet krijuesi i kohes perseritja behet konceptim. Moti i arte kthehet. Sa here qe prifti drejton sherbesen e Misterit te Meshes se Shenjte Krishti zbret te ne duke iu falur njeriut e duke shpetuar boten. Besimtaret e vertete sic deshironte Kierkergaardi jane bashkekohesit e Jezusit. E Mitet e Fiestat fetare nuk jane te vetmet menyra ku e tashmja nderpritet nga vijshmeria. Dashuria dhe poezia po ashtu na falin nje zbulim te shkurter te kesaj kohe origjinale. Juan Ramon Jimenez ka shkruar Me shume kohe nuk do te thote me shume perjetesi - duke iu referuar perjetesise se castit poetik. Pa diskutim konceptimi i kohes si nje e tashme fikse e si nje aktualitet i paster eshte me i hershem se koha kronometrike e cila nuk eshte nje rrokje e menjeherte e rrjedhes se realitetit por ne fakt nje racionalizim i ecjes se saj.

Ky dyzim shprehet ne kundervenien mes historise dhe mitit ose mes historise dhe poezise. Ne mite - si ne fiestat fetare apo tregimet e femijeve - koha nuk ka data Na ishte nje here.... Ne kohet kur kafshet mund te flisnin.... Ne fillim te heres.... E ai fillim qe nuk eshte filan dite apo filan vit permban gjithe fillimet e na udheheq ne kohen e gjalle ku cdo gje fillon me te vertete ne cdo cast. Permes ritualeve qe realizojne e riprodhojne nje mitik e po ashtu permes poezise e perrallave njeriut i hapet rruga drejt nje bote ku te kundertat pajtohen e bashkohen. Sic thoshte Van der Leue te gjitha ritualet kane cilesine e te ndodhurit tani pikerisht ne kete cast4. Cdo poezi qe lexojme eshte nje rikrijim qe do te thote nje rit ceremonial nje fiesta.

Teatri dhe epika jane po ashtu fiesta. Ne shfaqjet teatrale dhe ne recitimin e poezive koha e zakonshme pushon se vepruari dhe zevendesohet nga koha origjinale. Fale pjesemarrjes kjo kohe mitike - ati i te gjithe koheve qe maskojne realitetin - perkon me kohen tone te brendshme subjektive. Njeriu i burgosuri i vijimshmerise shperthen burgun e tij te padukshem dhe hyn ne kohen e gjalle jeta e tij subjektive behet identike me kohen jashte tij pasi kjo ka pushuar se qeni nje matje hapesinore duke u kthyer ne nje burim gurre ne te tashmen absolute duke rikrijuar pa fund vetveten. Mitet dhe fiestat qofshin ato sekulare apo fetare e lejojne njeriun te ngrihet nga vetmia e tij e te behet nje me krijimin. Kesisoj miti - i maskuar i erret i fshehur - rishfaqet ne thuajse te gjitha aktet dhe nderhyn ne menyre vendimtare ne historine tone ai hap dyert e kungimit.

Njeriu bashkekohes ka racionalizuar mitet por nuk ka mundur ti shkaterroje ato. Shume nga te vertetat tona shkencore si shumica e koncepteve tona morale politike e filozofike jane vetem rruge te reja te shprehjes se tendencave qe kane qene te misheruara me pare ne forma mitike. Gjuha racionale e diteve tona zor se mund te fshehe pas vetes mitet e hershme. Utopite - sidomos utopite moderne politike pavaresisht nga maskimi i tyre ne menyre racionale - jane shprehje te perqendruara dhunshem te prirjeve qe shtyjne cdo shoqeri te imagjinoje kohen e arte nga e cila grupi social mergoi dikur e ku njeriu do te kthehet ne Diten e Diteve. Fiestat moderne - mbledhjet politike paradat demonstrimet dhe te gjitha aktet e tjera rituale - parafytyrojne ardhjen e dites se shpetimit. Cdokush shpreson se shoqeria do ti kthehet lirise se saj origjinale e njeriu pastertise se tij primitive. Pastaj koha nuk do te na torturoje me me dyshime me domosdoshmerine e te zgjedhurit mes te mires e te keqes te drejtes dhe te padrejtes reales dhe imagjinares. Mbreteria e se tashmes fikse e bashkesise se perhershme do te rivendoset. Realiteti do te shqyeje maskat e tij e me se fundi do jemi te afte te njohim ate dhe bashkekohesit tane.

Cdo shoqeri ne agoni apo sterile perpiqet te shpetoje veten duke krijuar nje mit shpetimi qe eshte po ashtu edhe nje mit pjellorie e krijimi. Vetmia dhe mekati zgjidhen ne bashkesi e pjellori. Shoqeria ku jetojme sot ka krijuar edhe ajo mitin e saj. Steriliteti i botes borgjeze do te mbaroje me vetevrasje apo me nje forme te re te pjesemarrjes krijuese. Kjo eshte tema e kohes sone sic shprehet Ortega y Gasset ajo eshte substanca e endrrave tona dhe kuptimi i veprimeve tona.

Njeriut te sotem i pelqen te besoje se ai mendon me sy hapur. Por kjo e menduar me sy hapur na ka futur ne labirintet e nje makthi ku dhomat e tortures perseriten pa fund ne pasqyrat e arsyes. Kur te dalim prej tyre mbase do ta kuptojme se kemi qene duke enderruar me syte hapur e se endrrat e arsyes jane te tolerueshme. E pastaj mbase do te nisim te enderrojme per se dyti me syte mbyllur.

Perkthyer nga Teuta Barbullushi publikuar ne Aleph nr. 13 / 2002

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›