E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kështu do të duket Reali i sivjetshëm

Mesut Ozil nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid. Ylli turko-gjerman la "Santiago Bernabeu" për t'iu bashkuar Arsenalit të Arsene Wenger. Tifozët madrilenë, pavarësisht super-blerjes së Gareth Bale, sërish nuk e kanë aprovuar largimin e Ozil, i cili gjatë sezoneve të fundit ka qënë një ndër pikat më të forta të "Los Blancos".

Por si mund të jetë formacioni ideal i Real Madrid me Gareth Bale dhe pa Mesut Ozil? Portali Indeksonline ka dizenjuar një formacion, në rreshtimin taktik 4-2-3-1, ku Bale, Isco dhe Cristiano Ronaldo janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Karim Benzema.

Por duke ditur që Carlo Ancelotti nuk ka shumë sulmues në dispozicion mund të ndodhë që ylli portugez të luajë si i vetëm në sulm, ndërsa vendin e tij në mesfushë mund ta zërë Modriç, i cili mund ti hapë vendin Asier Illarramendit.Gjithësesi, duhet pritur rifillimi i La Ligas pas ndeshjeve eleminatore të kombëtareve për të parë se çfarë do të vendosë tekniku italian 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›