Milani e mirëpret me tortë rikthimin e Kaka-së

Ricardo Kaka rikthehet te Milan. Ish superylli i "San Siros" dhe ish fituesi i "Topit të Artë" do të veshë sërish fanellën kuqezi, fanellë e cila e shndërroi në një prej futbollistëve më të mirë në planet. Gëzimi në kampin kuqezi është shumë i madh, edhe te vetë Kaka, i cili u shpreh se "u riktheva në shtëpi".
Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani, ish braziliani i Real Madrid dhe babai i tij Bosco Leite kanë darkuar dje në restorantin e famshëm milanez "Giannino" ku për fundin e saj ishte përgatitur një tortë speciale me një pjesë të këngës së Antonello Venditti, "Certi amori non finiscono" (disa dashuri nuk përfundojnë).