Serbi, Cvetkoviclargon nga qeveriazv/kryeministrin
BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic vendosi sot të largojë nga detyra zevendes kryeministrin Mladjan Dinkic pas disa mosmarrëveshjeve që kanë vazhduar prej disa javësh në këtë vend, lidhur me një projekt investimi si dhe ngadalësimin e reformave në vend.
Dinkic, i cili drejton gjithashtu edhe minsitrinë e Ekonomisë, kishte vendosur që një fabrikë të mos ndërtohej në perëndim të vendit, por në qytetin e Zajecarit duke prishur kështu një marrëveshje.
Svetkovic tha se bisedimet për riformatimin e qeverisë së tij dhe uljen e numrit te ministrive kishin filluar.
“Sot vendosa të nis procedurat për largimin e zëvendës/kryeministrit Mladjan Dinkic, ndërsa kam nisur procedurën për largimin e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Financave, Sllobodan Ilic.
“Duke pasur ndërmend edhe ngjarjet e fundit, kam informuar këtë mëngjes presidentin Boris Tadiç se qeveria aktuale nuk është në pozitën për të funsksionuar në mënyrë normale dhe është e domosdoshme për të zëvendësuar disa anëtarë të kabinetit, të cilët kanë dëmtuar në mënyrë të pashembullt reputacionin e qeverisë, kane vënë në pikëpyetje unitetin e kabitetit dhe realizmin e prioriteve tona’ -deklaroi Cvetkoviç.
Sipas Kushtetutes Serbe, një hap i tillë kërkon miratimin në parlament.
Mosmarrëveshjet nisën kur një projekt mbi një investim, që nisi muajin e kaluar, degjeneroi në një konflikt mes partisë G17 Plus të Mladan Dinkic dhe partisë kryesore demokratike, të drejtuar nga presidenti Boris Tadiç. Problemet u intensifikuan edhe si pasojë e ritmit të ndagaltë për kryrjen e reformave, që do të cojnë vendin drejt Bashkimit Europian.
Partia G17 Plus, që është në koalicion me Partinë Demokratike dhe që ka 24 vende në parlament, pritet ta diskutojë këtë vendim të hënën tjetër.
(e.n/news24/BalkanWeb)