E Diel, 1 Nëntor 2026

Kështu ndodh kur kruhesh me ndërtuesin (FOTO)

Një person në Kinë, që luftoi për dhjetë vite me radhë me një kompani ndërtimi, pasi nuk pranonte të lëshonte shtëpinë për të ndërtuar një kompleks vilash, ka mbetur në pikë të hallit.

Shtëpia e tij është rrethuar me kanale me ujë, që ia vështirësojnë daljen nga territori i banesës së tij.

Zhuang Longdi nuk pranoi që të hapte rrugë për ndërtimin e kompleksit luksoz.

Kompania ndërtuese ka mohuar se ka tentuar që të zhvendosë me dhunë 75 vjeçarin.

Një zëdhënës i kompanisë tha se njerëzit janë ankuar për pamjen e shtëpisë së tij, ndaj dhe ata e kthyen në një ishull të rrethuar me kanale, që të dukej më bukur.

Për çudi, tani Zhuang thotë se po mendon që të largohet nga shtëpia, jo për shkak të presioneve, as për paratë e ofruara, por se ka nisur ti vijë turp.

Morali është: sado para të kesh, nëse jeton në një vend me kaq kontraste, do vuash edhe ti!/ep

1

2

3

4

5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›