E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA zyrtarizon vazot e Euro 2012Shqipëria, e 40-a në renditjen europiane, ndodhet në vazon e pestë. Spanja kryeson vazon 1. Shorti hidhet, më 7 shkurt 2010 në Varshavë

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - UEFA, qeveria e futbollit europian, shpalli zyrtarisht vazot e skuadrave për shortin e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të zhvillohen në Poloni e Ukrainë. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, është midis nëntë ekipeve me koeficientin më të lartë për shortin kualifikues të Euro 2012, që do të hidhet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, më 7 shkurt 2010.

SHQIPËRIA NË VAZON 5

Kombëtarja jonë ndodhet zyrtarisht në vazon e pestë, së bashku Malin e Zi, Estoninë, Gjeorgjinë, Moldavinë, Islandën, Armeninë, Kazakistanin dhe Lihteshtejnin. Shqipëria ka koeficeientin 18'319 pikë dhe renditet si ekipi i 40-të më i fortë nga 53 ekipe përfaqësuese që janë të aderuara në UEFA. Shqipëria vjen menjëherë pas Malit të Zi (e 39-a, koefiecienti 18'751)  dhe lë pas Estoninë (e 41-a, 17'792), skuadër me të cilën barazuam 0-0 në Talin, më 14 nëntor 2009.

PROCEDURA E SHORTIT

Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, do të formohen nëntë grupe, ku përfshihen gjashtë grupe me nga gjashtë skuadra dhe tre të tjera me nga pesë skuadra, prej të cilëve në finale do të shkojnë 14 ekipë përfaqësuese, e që u bashkangjiten dy vendeve bashkëorganizatore, Polonisë dhe Ukrainës. Vazot e shortit janë kompozuar në bazë të koefeicientit që ka çdo ekip kombëtar në renditjen specifike të UEFA-s, të finalizuar pas përfundimit të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kampionia aktuale e Europës, Spanja, është automatikisht në krye të ekipeve të vazos me numër 1. Të gjitha grupet do të kenë nga një vend nga pesë vazot e para dhe gjashtë grupet e para do të kenë edhe nga një ekip prej vazos me numër 6.

KOMPETICIONI KUALIFIKUES

Ekipet në çdo grup do të luajnë kundër njëri-tjetrit me sistemin vajtje-ardhje, me një kalendar të programuar në marrëveshje me kalendarin ndërkombëtar midis shtatorit të vitit 2010 dhe tetorit të vitit 2011. Nëntë fituesit e çdo grupi kualifikohen direkt. Tetë ekipet e dyta do të zhvillojnë plejofe midis tyre në muajin nëntor 2011. Vendi i dytë më i mirë në raport me ekipet që renditen në vendet e para, të treta, të katërta dhe të pesta në grupet kualifikuese kualifikohet direkt.

KOMBËTARJA NË EURO 2008

Shqipëria drejtohej nga kroati Oto Bariç në eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e të cilit u zhvilluan në Austri e Zvicër, dhe të fituar nga Spanja. Në ato kualifikuese Shqipëria ishte në një grup me Rumaninë (fituese e grupit), Holandën, Bullgarinë, Slloveninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. Shqipëria fitoi vetëm me Luksemburgun (2-0 në Tiranë dhe 3-0 në Luksemburg), duke grumbulluar 11 pikë (2 fitore, 5 barazime, 5 humbje). Të famshme janë dy barazimet me Bullgarinë (0-0 në Sofje, 1-1 në Tiranë) dhe dy barazimet pa gola me Slloveninë, si në Shkodër ashtu dhe në Slloveni. Ato që ende djegin tifozët kuqezinj, por dhe trajnerin Bariç, janë dy humbjet me Bjellorusinë (2-4, në Tiranë) dhe Rumaninë (6-1, në Bukuresht).

Vazo 1
Spanja (si kampione në fuqi e Europës), Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Kroacia, Portugalia, Franca dhe Rusia

Vazo 2
Greqia, Çekia, Suedia, Zvicra, Serbia, Turqia, Danimarka, Sllovakia dhe Rumania

Vazo 3
Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Norvegjia, Irlanda, Skocia, Irlanda e Veriut, Austria dhe Bosnjë-Hercegovina

Vazo 4
Sllovenia, Letonia, Hungaria, Lituania, Bjellorusia, Belgjika, Uellsi, Maqedonia dhe Qipro

Vazo 5
Mali i Zi, Shqipëria, Estonia, Gjeorgjia, Moldavia, Islanda, Armenia, Kazakistani dhe Lihteshtejni

Vazo 6   
Azerbajxhani, Luksemburgu, Malta, Ishujt Faroe, Andorra dhe San Marino

Koeficientet e skuadrave

1. Spanja             39'964
2. Gjermania         38'294
3. Holanda             37'821
4. Italia            35'838
5. Anglia            34'819
6. Kroacia            33'677
7. Portugalia        33'226
8. Franca            32'551
9. Rusia             32'477
10. Greqia            31'268
11. Çekia            30'871
12. Suedia            30'695
13. Zvicra            30'395
14. Serbia         29'811
15. Turqia            29'447
16. Danimarka        29'222
17. Sllovakia         28'228
18. Rumania         28'145
19. Ukraina        28'133
20. Izraeli        28'052
21. Bullgaria         27'198
22. Finlanda        26'827
23. Polonia        26'620
24. Norvegjia        26'210
25. Irlanda        25'971
26. Skocia            25'646
27. Irlanda e Veriut    24'518
28. Austria         24'381
29. Bosnja            24'365
30. Sllovenia         24'221
31. Letonia        23'303
32. Hungaria        23'048
33. Lituania         22'071
34. Bjellorusia        21'515
35. Belgjika        21'426
36. Uellsi             21'274
37. Maqedonia         19'409
38. Qipro            18'791
39. Mali i Zi        18'751
40. SHQIPËRIA        18'319
41. Estonia         17'792
42. Gjeorgjia         15'819
43. Moldavia         15'734
44. Islanda        15'404
45. Armenia         15'164
46. Kazakistani         14'730
47. Lihtenshtejni    13'581
48. Azerbajxhani         13'500
49. Luksemburgu        11'872
50. Malta             11'517
51. Ishujt Faroe        10'620
52. Andorra         9'197
53. San Marino         7'783

Numri i klikimeve - 278
  E Hene, 30 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›