E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keta: PS aktuale, kooperative e tipit te larte Mjaft-G99 Qamil Xhani

Kongresi i Forumit te Gruas se Partise Socialiste qe u mbajt kete fundjave, eshte vene ne qender te debateve brenda socialisteve. Disa mendojne se emerimi ne krye te ketij forumi i ish-Mjaftistes Olta Xhacka nuk ehshte asgje me shume se shnderrim i PS nga nje parti ne OJQ. Majlinda Keta shkon edhe me larg. Ajo e konsideron katandisjen sipas saj te PS se drejtuar nga Rama, si nje kooperative e tipit te larte Mjaft-G99. Ne nje interviste dje me gazeten “Koha Jone”, zonja Keta iu pergjigj pyetjeve lidhur me kongresin e Forumit te Gruas qe ajo ka drejtuar per disa vjet dhe zhvillimet aktuale ne Partine Socialiste.

Kete fundjave u mbajt Kongresi i Forumit te Gruas se PS? Ju e keni drejtuar kete forum, por nuk ju pame te ishit e pranishme ne Kongres. Cilat jane arsyet e mungeses?

Mungesa ime ne Kongres ishte qendrimi me i moralte qe mund te beje nje grua e majte qe ka ndjere, folur, denoncuar vazhdimin e humbjes se AND-se qe Partia Socialiste, Forumi i Gruas Socialiste nen filozofine politike Ramiste ne keto 7 vite. Kjo me nuk lidhet vetem me Kryetarin Rama, por me frymen antidemokratike, korrupsioniste ne cdo vote a aktivitet “te perdorur” per interes te listes se radhes se Kryetarit per Elektoralet 2013-te te mbeshtetur nga grupi i milionereve te Bashkise dhe Ministrise se Kultures, Rama, fuqizuar prej Mjaft-isteve 99-tsha per t’i bere edhe 101-shin PS-se. Ky ishte qendrimi im intelektual ne cilesine e pedagoges se Integrimit Europian per nje grusht njerezish qe kane uzurpuar PS-ne dhe qe per interesa karrigesh, pazaresh dhe pushteti, i lare dhe i palare, nga ku vazhdojne te nxjerrin milionat e tyre kane bere qe te shuajne opozitarizmin e integrimit europian te vendit. Kur iu bashkova ne 2005-n PS-se, mendova se kisha fuqi dhe isha ne grup per te zhdukur permes modelit dhe punes imazhin qe shiste ne Shqiperi e jashte saj Mjaft-i i Erjon Velise dhe Olta Xhackes per korrupsionin e ministrave socialiste nen siglen e PS-se. Asokohe ndjehesha me ne grup, sot nuk mund te behem pjese e nje farse qe vetem E majte e Integrimit Europian nuk eshte. Kongresi ishte hapi qe do te justifikoje bastardimin qe do t’i beje listes se grave brenda kuotes. E vetmja gje qe vleresova ishte cilesia e ligjerimit te politikes nga grate perfaqesuese te Maqedonise dhe Kosoves. Ato ishin model tokesor ne raport me ligjerimet alla-komunisto-futuriste te zonjave. Keto te fundit nuk i kishte mundur me dhimbje as Aishja, as Nazimja, as 20 femra, nena dhe motra, te vrara nga burrat qysh nga gushti deri me sot ne kete vend. E kur vdes kjo ndjesi, ka vdekur shpirti i se majtes.

Gjate fjalimit te kryetarit socialist, z.Rama, u theksua se Forumi do te vihej ne aktivitet te plote. Perse gjate 6 viteve nuk u vu ne funksionim ky forum?

Te them te drejten me erdhi mire qe nen termin “Rilindje e Forumit” Rama pranoi vdekjen e Forumit per 6 vjet. Te pranosh demin eshte ndergjegjesim me ne fund i liderit te demit. Kjo mbase do te me kthente pak tek Rama sfidant ne vitet e para te karrieres se tij mbi 10-vjecare ne politike, por kurrsesi kjo nuk me bind se ai do te prije ndryshimin qe i duhet ketij vendi. Eshte miopi politike e Liderit ta pranosh si dem te vogel prej nga ku mund te rilindet cilesia e gjakut te ri, intelektualizmit vital permes FGSSH dhe FRESSH. Nejse, Rames nuk i duhej ky transfuzion ne linje qe PS-ja e kishte, pasi ai i kishte te gatshem protagonistet e Mjaft-it dhe G 99-tes per Ramen Kryetar Fuqiplote i PS-se. Rama bashke me listen e deputeteve 2013-s mendon se do te permbylle ciklin e krijimit te Kooperatives se Tipit te Larte Mjaft-G99 - lidhje nepotike fisnore dhe miqesore tashme te shprehura paster kunder PS-se 1991”. Kemi muaj perpara zgjedhjeve e le te shohim se sa ky virus korruptiv politik edhe pertej Shqiperie do te arrije te degjeneroje plotesisht AND e se majtes socialiste ne Shqiperi, por qe kurre nuk do te mund te asgjesoje Koalicionin per Integrimin Europian te vendit si mundesi e mireqenies sociale dhe prosperitetit te ketij vendi. Them se shume shpejt do te kete nje riformatim te koalicioneve nen te majte dhe te djathte shqiptare ku diferencen do ta bejne modelet qe do te dhurojne shpejtesine me te madhe te mundshme te proceseve integruese ne vend dhe ato drejt BE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›