Flasin fqinjet per perdhunimin e te mitures
Pas denoncimit të skandalit të përdhunimit të vajzës 8 vjeçare në Delvinë dhe arrestimit te pedofilit 47 vjeçar që jetonte bashkë me të ëmën dhe dy fëmijët e saj kanë reaguar të tronditur fqinjët në fshatin Krane të Delvinës . Panajot Anagnosti ka qenë i martuar dy herë zyrtarisht nga martesa e parë ka dy fëmije që jetojnë në Greqi dhe fqinjët tregojnë se gruaja e parë e tij është vetëvrarë duke u hedhur nga shinat e trenit në Athinë. Po sipas tyre Panajot Anagnosti rezulton person në kërkim në shtetin fqinj. Ata pohojnë se dhjetë muaj më parë Anagnosti u njoh në rrugën e fshatit me Klementina Caushin dhe dy fëmijët e saj. Denoncimi për ngjarjen ka ardhur nga nena e vajzës e cila dyshonte se para disa ditësh shtetasi Panajot Anagnosti kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj. Nëna e të miturës Klementina Çaushi ka pohuar se është njohur më Panajotin në kohën kur po përjetonte një krizë nga martesa e saj me babain e dy fëmijëve. Ajo tregon që dhuna dh varfëria e detyruan të jetonte të Panajoti bashkë me fëmijët e saj .Në këto dhjetë muaj gruaja pohon se për fëmijët saj është kujdesur edhe babai i Panajotit, Kosta Anagnosti i larguar drejt Janinës pas arrestimit të të birit. Menjëherë pas denoncimit dhe hetimeve paraprake mëngjesin e së dielës është arrestuar 47 vjeçari Panajot Anagnosti, nen akuzën e “Marrëdhënie seksuale me të mitur” Raporti i ekzaminimit mjeko ligjor ka konfirmuar se është kryer marrëdhënie seksuale me vogëlushen 8 vjeçare L.C. I dyshuari i vetëm dhe i arrestuar nga policia është Panajot Anagnosti, bashkëjetuesi i nënës me dy fëmijët e mitur një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 8 vjeç. Nga informacionet e policisë bëhet e ditur se gruaja 30 vjeçare është kthyer pak më herët nga puna, ajo punon në një fabrike vaji ne një fshat afër dhe ka konstatuar se me vajzën është abuzuar ne dhomën e tyre te gjumit, ne një shtëpi ku lexohet mjerimi ne çdo cep te ngushte. Vazhdojnë hetimet nga policia për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.