Taksat, Rama kopjoi Spiro Koleken. Ja dokumenti
Ne mbledhjen e 7 nentorit 1945, kryesia e Keshillit Antifashist Nacional Clirimtar shqyrtoi projektligjin per vendosjen e takses se pulles mbi automjetet e personave dhe te teshave te tyre, si dhe mbi autombajtjen e mallrave. Procesverbali i mbledhjes nisi me nje sinteze te fjales se Gjergj Kokoshit. Ai nuk ishte dakord qe biletat 100 franga e larte te taksoheshin me 10 franga. Atij i dukej e madhe kjo shume. Taksa e udhetimit vendosej mbi cmimin e biletes. Neni 1 i projektligjit bente kete percaktim: “Biletat qe leshohen nga shoqerite ose nga privatet ushtrues te sherbimeve automobilistike, per bartjen e udhetareve dhe mallrave, i nenshtrohen pageses se nje takse sipas dispozitave te kesaj ligje”. Taksa do te nxirrej me aplikimin e pullave te posacme dhe do te paguheshin prej subjektit qe ushtronte sherbimin e udhetimit, per transportin e udhetareve dhe mallrave. Subjekti qe ushtronte sherbimin ia ngarkonte pagesen e takses udhetarit ose pronarit te mallit, permes biletes. Ky percaktim behej ne nenin 2.
Gogo Nushi dhe Spiro Moisiu nuk ishin dakord me shkallezimin sipas nenit 3. Ata kerkuan te shtohej edhe nje shkalle. Hasan Pulo ishte dakord me propozimin e tyre per shtimin e nje shkalle, por u shpreh se taksa nuk i dukej e larte. Arsyeja pse kjo takse nuk i dukej e larte ishte se, sipas tij, kjo tarife merrej rralle, vetem ne raste udhetimi. Neni 3 percaktonte tarifat e taksimit qe vendoseshin mbi cmimin e biletave. Per biletat me cmim deri 5 fr taksa ishte 0.30 fr; mbi 5 deri ne 10 fr taksa ishte 0.5 fr; mbi 10 deri ne 30 fr biletat taksoheshin 1 fr; mbi 30 deri ne 50 fr taksoheshin 2 fr; mbi 50 deri ne 100 fr taksoheshin 5 fr; biletat mbi 100 fr taksoheshin 10 fr dhe ato me cmim mbi 200 fr taksoheshin 20 fr shq. Ky eshte shkallezimi i nenit 3, te cilit, ne formen perfundimtare iu shtua shkalla qe permban taksimin e biletave me cmim mbi 200 fr, sipas propozimit te Qirjako Haritos. Taksa e nenit 3 ishte taksa per biletat e udhetareve. Taksa e mallrave, e percaktuar ne nenin 4, ishte tjeter. Ajo ishte nje takse fikse: 0.02 fr per kuintal. Sipas nenit 5 te ligjit, leshimi i biletes ishte i detyrueshem, edhe ne rastet kur transporti behej falas.
Spiro Koleka propozoi te ndryshohej shkallezimi ne nenin tre. Ai kerkoi qe taksa te vendosej ne menyre progresive. Propozimin e Kolekes e kundershtoi Siri Shapllo. Ai shpjegoi se parimi i taksimit progresiv nuk mund te ndiqej ne kete rast. Sipas tij, bileta nuk paguante me shume se kishte vlere me te madhe, por se bente nje udhetim me te gjate. Arsyetimi i Siri Shapllos u perkrah. Propozimi i Spiro Kolekes ishte, ne fakt, metoda me e pershtatshme me politiken e regjimit komunist per shkaterrimin e biznesit, por ka shume mundesi qe pjesa me e madhe e anetareve te KANC-it te mos e kene kuptuar ate, per shkak te formimit te manget ne fushen ekonomike. Dihet, ata kishin mangesi te medha arsimimi. Taksa progresive eshte nje takse qe rritet ne raport me rritjen e vleres se tatueshme. Per shembull, ai qe per 100 fr do te paguante 10 per qind, per 200 franga do te paguante 20 per qind e keshtu me radhe. Vlera 10 per qind e 100 fr eshte 10 fr, ndersa 20 per qind e 200 fr eshte 40 fr. Ne vlere absolute, ne rastin e dyte, nuk paguhet dy here me shume, por kater here. Taksa progresive perdoret zakonisht nga politikat e majta dhe kundershtaret kryesore te kesaj takse jane qytetaret qe kane te ardhura me te larta. Ne vitin 1945, kjo takse i shkonte shume per shtat pushtetit, sepse te pasurit, gjithe biznesi ne fakt, ishin kundershtare te tij. Qirjako Harito kerkoi qe neni 3 te pranohej sic ishte. Kjo lloj takse nuk i dukej se ishte nje takse e rende per qytetaret. Harito ishte mendimit qe ne shkallezimin e takses (neni 3) te mos ndryshohej, sepse nje veprim i tille do te impononte perdorimin e “shume lloje pullash”, gje qe, sipas tij, nuk ishte praktike dhe ishte e veshtire per t’u realizuar. Harito propozoi qe shkallezimit te takses t’i shtohej dhe nje shkalle per biletat me cmim mbi 200 fr. sh. Me kete takse, sipas shpjegimit te Haritos, synohej qe te perfshiheshin ne takse dhe veturat. Ky sugjerim i tij u pranua dhe u pasqyrua ne ligj. Kur mori fjalen serish, Siri Shapllo shprehu mendimin qe perqindja e takses te mos ishte e njejte. “Per shembull, jo te paguaj 2% ai qe transporton miser, edhe 2% ai qe transporton kafe,” shpjegoi ai. “Taksa paguhet per transport dhe eshte nje soj,” iu pergjigj Qirjako Harito. Kryetari i KANC-it, Omer Nishani, e hodhi per votim projektligjin dhe u miratuan, “me shtimin e propozuar nga Sh. Spiro Moisiu dhe Qirjako Harito”. Ligji nr. 153 hyri ne fuqi ne 19 dhjetor 1945, diten qe u botua ne gazeten zyrtare.
Mbledhja e 14-te, Seanca III e Kryesise se Keshillit Antifashist Nacional Clirimtar
Mbajtur ne Tirane me 7-XI-1945 ora 15
Kryeson Dr. Omer Nishani
Vihet ne bisedim Projektligja mbi venien e takses se pulles mbi autobartjet e personave dhe te teshave te tyre si edhe mbi autombartjet e mallravet.
Sh.Gjergj Kokoshi e gjen shume te paguhen 10 fr. Pee mi 100 fr.lart.
Sh. Gogo Nushi e Spiro Moisiu nuk e gjejne te plote shkallezimin e nenit 3; kerkojne te shtohet edhe nji shkalle.
Sh.Hasan Pulo nuk ka kundershtim qe te shtohet edhe nje shkalle, porse taksin nuk e sheh te shumte sepse kjo merret rralle, vetem ne rast udhetimi. Edhe shton qe taksa te jete njesoj, te jete fikse.
Sh. Spiro Koleka proponon ndryshimin e shkallezimit ne nenin 3; edhe kerkon qe taksa te caktohet ne baze progresive.
Sh.Siri Shapllo shpjegon se ne kete rast nuk mund te ndiqet parimi i taksimit progresiv, sepse nuk eshte qe paguan bileten me shume se ka me shume, porse ben nje udhetim me te gjate (perkrahet).
Sh. Qiriako Harito kerkon te pranohet sic eshte se kjo nuk eshte nje takse qe randon. Edhe eshte i mendimit qe te mos ndryshohet shkallezimi se atehere do te duhesh shume lloje pulla, gje qi nuk eshte praktike dhe nuk ka mundesi te behet. Vetem mund te shtohet dhe nje shkalle prej 20 fr. Per biletat nga 200 fr. e nalte qe te perfshihen ne kete menyre dhe veturat (perkrahet).
Sh. Siri Shapllo eshte i mendimit te mos jete njelloj perqindja takses. Per shembull jo te paguaj 25% ay qe transporton miser, edhe 2% ay qe transportonte kafe.
Sh.Qiriako Harito: “Taksa paguhet per transport dhe eshte njesoj”.
Sh. Kryetar e ve ne vote, dhe pranohet ligja me shtimin e propozuar nga Sh. Spiro Moisiu dhe Qiriako Harito per sa u takon vatura, si vijon [..]
(AQSH, Kryesia e KANC, V.1945, D.108, Fl.26-31)