Ministria e Kultures Mbeshtesim Biblioteken Kombetare sulmet jane dashakeqe
Pasi ka ndjekur me vemendje debatin e shkaktuar ne Tirane nga disa shtetas te huaj lidhur me sistemin kombetar te bibliotekave ne Republiken e Shqiperise si dhe ne vecanti me rolin dhe pozicionin e Bibliotekes Kombetare te Shqiperise ne kete sistem Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve deklaron se MTKRS-ja mbeshtet Biblioteken Kombetare te Shqiperise ne qendrimet e saj korrekte dhe te pergjegjshme ne zbatim te ligjit nr. 8576 date 3.2.2000 Per bibliotekat ne Republiken e Shqiperise te ligjit nr. 9217 date 8.4.2004 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8576 date 3.2.2000 si dhe ne aktet nenligjore qe rrjedhin prej tyre. MTKRS-ja mbeshtet dhe vlereson punen e drejtorit te Bibliotekes Kombetare te Shqiperise ne veprimtarine e tij bashkepunuese dhe integruese euroatlantike ne vecanti ne perfshirjen e institucionit qe ai drejton ne projektet madhore europiane tanime si anetar me partneritet te plote dhe ne Word Digital Library i ftuar qe prej vitit 2009. Te dyja keto drejtime madhore integruese rezultojne ne zbatim te plote te politikave kulturore dhe shkencore te qeverise shqiptare dhe te shtetit shqiptar. MTKRS-ja ka vleresuar dhe vlereson punen dhe profesionalizmin e specialisteve te BKSH-se per realizimin e procesit te automatizimit ne vecanti per integrimet e medha euroatlantike qe ata kane mundesuar per kete institucion qendror kombetar te librit si dhe i nxit ata te punojne me tej ne kete drejtim duke u siguruar mbeshtetjen e te gjitha strukturave te mundshme. MTKRS-ja i cileson dashakeqe dezinformimet e perhapura ne disa media nga ndonje i huaj per mungesen e programeve trajnuese dhe profesionale nga ana e BKSH-se dhe e strukturave qe veprojne nen autoritetin e kesaj ministrie. Ne BKSH vepron prej vitesh shkolla dyvjecare e Bibliotekonomise qe pergatit specialiste ne nivel kombetar Qendra e Trajnimit Bibliotekar e ngritur sipas modeleve bashkekohore ne kuader te projekteve mbareuropiane PULMAN Publica etj. Ne BKSH jane ftuar dhe kane dhene leksione ne menyre periodike specialiste te bibliotekonomise nder me te njohurit ne nivel europian dhe boteror madje vitet e fundit BKSH-ja ka ofruar partneritetin e vet per krijimin e masterit te Bibliotekonomise ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes qe tanime vijon me sukses.
MTKRS-ja i cileson dashakeqe shpifjet per kinse pushime nga puna te ndonje punonjesi te BKSH-se nga ana e drejtorit por nga kontrollet konkrete te auditit te kesaj ministrie edhe te ketij viti pushimet nga puna gjate kohes qe institucionin e drejton Aurel Plasari kane qene zero. MTKRS-ja pershendet ne menyre te vecante marredheniet e shkelqyera te BKSH-se me Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Kosoves posacerisht mes dy drejtoreve z. Aurel Plasari dhe z. Sali Bashota dhe i nxit ata per thellimin dhe zgjerimin e ketyre marredhenieve me te njejten fryme me te cilen jane vendosur dhe zhvilluar tanime prej shume vitesh. Per cu takon marredhenieve profesionale me bibliotekat sllovene MTKRS-ja konstaton se BKSH-ja duke e konsideruar modelin bibliotekar slloven si nder me te perparuarit ne nivel europian prej me se nje dhjetevjecari e ka trajtuar ne menyre te vecante bashkepunimin ne veprimtari trajnuese te perbashketa si me Biblioteken Kombetare Universitare te Sllovenise me biblioteken publike Oton Zhupancic te Lubjanes etj. MTKRS-ja e vlereson te dobishem bashkepunimin nderrajonal me biblioteka me tradita pozitive ne fushe te bibliotekonomise si te Turqise Greqise Maqedonise Malit te Zi Kroacise Sllovenise etj. gjithnje mbi baza te partneritetit reciprok dhe luajal.