E Diel, 1 Nëntor 2026

"Këta njerëz dritëshkurtër po na çimentojnë të gjallë"

Mjerë ne si popull, me njerëzit që na drejtojnë e që na përfaqësojnë!... Këto gjëra ndodhin kur në krye të punëve dhe institucioneve të rëndësishme vihen njerëz mediokër, pa botë, pa ide, pa pasion, pa idealizëm... dhe duke shikuar vetëm interesin vetjak, këta dritëshkurtër patetikë na prishin imazhin në sytë e të huajve, na izolojnë më tej nga progresi kulturor dhe përfitimi ekonomik, na lënë mjeranë dhe inferiorë nën pluhurin e çimentove... Nga këta njerëz, po çimentohemi çdo ditë e më tepër si popull, si shoqëri, po murosemi të gjallë në kalanë e varfërisë, injorancës, korrupsionit, turpit. Po humbasim vlerat bazë, po humbasim shpirtin e pastër e të lirë, dashurinë për punën, respektin për vendin tonë dhe për njerëzit tanë. Po kush mban përgjegjësi? Shqipëria po kthehet në një vend të përçudnuar aq keq, sa jo vetëm të huajt nuk do duan e s'do kenë arsye të na vizitojnë, por edhe shqiptarët do mendohen mirë dy-tri herë para se të kthehen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›