E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet i dyshuari për një vrasje në vitin 2000

Forcat e policisë së Shkodrës kanë arritur vënë sot në pranga, të dyshuarin për një vrasje në vitin 2000, Dilaver Katica, 34 vjeç nga Shkodra. Katica dyshohet se në prill të vitit 2000, në bashkëpunim me të vëllanë e tij, Taip Katica kanë vrarë me dashje shtetasin Jetmir Vampiri, 22 vjeç. Kjo çështje ka qenë e pezulluar për shkak të mungesës së provave por është rihapur muajin e fundit, gjë që ka çuar në pranga edhe të dyshuarin e parë për këtë vrasje misterioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›