E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri i kënaqur me grupin: Kemi shumë për të dhënë

“Presidenti nuk më ka vënë nën presion. E kam njhohr Berluskonin në maj dhe dje konfirmova përshtypjen pozitive që kisha për të”, u shpreh tekniku lidhur me presidentin, i kundërshtuar nga tifozët. Alegri nënvizoi se është shumë e rëndësishme të krijohet një marrëdhënie respekti midis lojtarëve. Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të disponueshëm në maksimum për të dhënë më të mirën.

“Grupi i futbollistëve jep garanci dhe mendoj se kjo skuadër ka shumë për të dhënë. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë diçka të mirë në këtë sezon. Synojmë tre vendet e para në kampionat dhe gjithashtu, të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, nënvizoi ish-tekniku i Kaljarit.

Lidhur me Ronaldinjon, të cilin Silvio Berluskoni e cilësoi si më të madhin e të gjitha kohërave, 43-vjeçari pohoi: “Ka cilësi të një lojtari botëror, por ato nuk mjaftojnë nëse nuk vihen në shërbim të skuadrës. Ai duhet të bëjë diferencën. Sigurisht që duhet të ketë mbështetje nga skuadra, por edhe ai duhet të bëjë të njëjtën gjë për ekipin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›