Meta-Alkalaj: Ambasada ne Bosnje, sherbim integrimit
Gjate vizites se tij ne Sarajeve ne kuader te Takimit te Nivelit te Larte per Ballkanin Perendimor, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta mori pjese ne hapjen e Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Bosnje. Ne ceremonine e inaugurimit ishin te pranishem ministri i Puneve te Jashtme, te Bosnje-Hercegovines, Sven Alkalaj, ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, i Ngarkuari me Pune i Shqiperise, Flamur Gashi si dhe qytetare vendas me origjine shqiptare. "Mendoj se eshte nje hap historik ne marredheniet e reja midis Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, si dhe tregues i qarte i prioritetit shume te rendesishem, qe Shqiperia u kushton marredhenieve me fqinjet, kontribut qe ne do ta shtojme akoma me tej, ne sherbim te integrimit evropian te te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor", deklaroi ministri i Jashtem Meta. Ai njohu te pranishmit me potencialet e jashtezakonshme qe ofron Shqiperia, duke ftuar ne menyre te vecante qytetaret e Bosnje-Hercegovines te vijne ne Shqiperi per te kaluar pushimet verore. Ministri i Jashtem boshnjak, Alkalaj, duke vleresuar hapin e ndermarre nga qeveria shqiptare per hapjen e ambasades ne Sarajeve, shprehu vleresimin e tij te vecante per rolin e rendesishem qe Shqiperia luan ne rajon, si faktor paqeje, stabiliteti dhe si kontribuuese teper e rendesishme per integrimin evropian te tij. Gjithashtu, duke shprehur besimin per forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve, Alkalaj, shprehu angazhimin e qeverise se tij, per hapjen sa me shpejt te ambasades se Bosnje-Hercegovines ne Shqiperi.