Këtej e tutje a mund të dënohet një qytetar për moskallëzim krimi?
Doja të pyesja: Me çfarë kurajo, një prokuror i shtetit do të mund të formulojë akuza tani e tutje për moskallëzim krimi ndaj një qytetari të thjeshtë? Ta zëmë se ndodh një plagosje dhe dikush e di dhe nuk flet. Kjo ka ndodhur dhe do ndodhë. Personi që nuk flet, arrestohet dhe akuzohet për moskallëzim krimi, apo jo?
Mendoj që sot e tutje çdo qytetar i thjeshtë që mund të akuzohet me këtë akuzë, ka të drejtë t’i thotë hetuesve, dhe gjykatësve: Zotërinj, shkoni arrestoni njëherë kryeministrin e vendit, pastaj mua. Ligji është një për të gjithë, apo jo?