E Diel, 1 Nëntor 2026

Këto gjëra nuk i mendonim në ato ditë ëndrrash demokratike

Më kujtohet 1992-shi, kur ulërihej me ekstaze në mitingje, atëherë kur ne ishim në “ëndrra europiane demokratike”, e kur ujqerit moren në dore shtetin, që nga bankat e floririt, të gjithe fabrikat e ndërmarrjet, të gjithe magazinat e deri te depot pa fund të Ushtrisë. Ça do behej me pasuritë kombëtare, e si do administroheshin ato, e deri te puna e shtetit, e gjithe pergjegjesite e pasurite e tij, që njerezit qene lidhur me të te puna, rroga, shkolla, zanati e investimi intelektual e deri te banesa e gjithe jeta e tyre?

Ish-regjimi që la pushtetin, që i denonte mire kush prekte parate e popullit, e kishte brenda sistemit të tij dhe mekanizmat për të ruajtur gjithe keto pasuri që kishin mbledhur shqiptaret, po ça do behej me to neser, kush qene ata që do merrnin ato në dore, e, a duhej të kishte njerez që të merrnin kaq shume pushtet, se dihet, pushteti të prish me zor.

Prej atëherë e deri tani, çdokush që erdhi në pushtet, mori pushtet e fuqi pa kufi, e plasi vjedhja e kerdia. Keto gjera nuk i mendonim në ato dite “ëndrrash demokratike”. Çmenduria e lakmia për pasuri e pushtet e eksitojnë, e drogojnë njeriun, e ky e humbet logjikën e ndalet vetem kur thyen koken.

Ne kapitalizëm, udhëheqësit janë të kufizuar, se secili ka gardhin e tij të pasurisë e interesit të tij, po ketu te ne, si pasoje e rënies së sistemin (jo ndryshimit gradual që vetë perëndimi ka reklamuar) e krijimit të një vakuumi u bë kjo rrumpallë që shikojme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›