Është nga ata njerëz, që për një qepë prish gjithë dasmën!
Berisha është person me një ndërtim anti- qytetërim, nuk i përket fare kësaj kohe, dhe gjithmonë ka qenë konfliktual. Ai, as vetë nuk di se çfarë kërkon.
Është krejt i paaftë për të drejtuar një shtet. Për këtë arsye urren, urren gjithçka, e sidomos elitën shqiptare. Nuk ka ditur të ndërtojë asgjë, dhe në thelb, dëmtohet nga zhvillimi i shoqërisë shqiptare, se vetë është i paaftë të ndryshojë. Por, sot e ka absolutisht të pamundur që ta frenojë këtë zhvillim, prandaj dhe është bërë me agresiv; tani ka edhe peshën e rëndë të Gërdecit.
Nuk vlen më as edhe një lek në politikë. Ai është nga ata njerëz, që për një qepë prish gjithë dasmën! Kartë e djegur me kohë! Vlen vetëm për histori të shkuar!