E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreti i zuluve kërkon pallat për gruan e tij të gjashtë

Mbreti i zuluve në Afrikën e Jugut, Goodwill Zwelithini kërkon që qeveria të shpenzojë 700 mijë dollarë për një pallat për gruan e tij të gjashtë, raporton BBC. (Presidenti ynë kërkon 500 mijë dollarë vetëm për rikonstruksion)

Mbretëresha Zola Mafu, që është gruaja më e re e tij, po ndan një pallat me një grua tjetër të mbretit ndaj është mërzitur.

Qeveria ka dhënë 6.9 milion dollarë për familjen mbretërore për këtë vit.

Partitë e opozitës më parë e kanë akuzuar mbretin, gjashtë gratë e tij dhe më shumë se 25 fëmijët, se bëjnë një jetë luksoze.

Mbreti Zwelithini është lider i grupit etnik më të madh në Afrikën e Jugut dhe është po ashtu një lider tradicional shumë me ndikim në vend.

Mbretëresha Mafu u bë kryelajm në vitin 2004, kur si 14 vjeçare, u shfaq në publik me mbretin Zwelithini.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›