Matura Shtetërore u trukua për të përfituar nga bursat e NATO-s
Share
Duket se fakti që NATO ka vendosur të dhurojë mbi 15 bursa për nxënësit më të shkëlqyer të Maturës Shtetërore ka nxitur manipulimet. Sipas Shqip, shumë nxënës me mesatare të shkëlqyer thonë se kanë mbetur të tronditur me rezultatet. Ata dyshojnë se atyre iu janë ndryshuar kodet. Madje nëna e një nxënëseje që ka mbaruar me mesataren dhjetë thotë se kodet janë ndryshuar në favor të mbiemrave të njohur. Qëllimi? Të përfitojnë nga bursat që dhuron NATO. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë manipulimet me arsimin në Shqipëri kanë arritur standardin më të frikshëm.