Kevin Monet-Pakuet, Henria i ri i Francës
Kevin Monet-Pakuet është emri më i ri që ka ngjallur interesimin e skuadrave italiane. Në ndjekje të lojtarit janë skuadrat e Juventusit dhe Fiorentinës. Lojtari sulmues aktualisht luan me skuadrën e Lensit në kampionatin francez. Nga specialistët ai shihet si pasardhës i Tierri Henrisë në futbollin europian
Vetë lojatri shpreh dëshirën e tij për të luajtur në një nga skuadrat e Serisë A. Në një intervistë për calciomercato menaxheri i sulmuesit, Sebastian Boizeu, shprehet: “Kemi muaj që po punojmë për transferimin e Kevinit në Itali, por është mjaft e vështirë të transferohet në këtë merkato. Edhe ai vetë dëshiron ta mbyllë sezonin me skuadrën e Lensit. Më pas, nëse nuk nënshkruan në Ligën 1, do të transferohet me siguri në kampionatin italian”.
Lidhur me emrat konkretë të skuadrave që interesohen për të, menaxheri i Kevin Monet-Pakuetit shprehet: “Ë shtë e vërtetë që interesohet Fiorentina dhe Juventusi. Në fakt janë të shumta skuadrat që interesohen për të . Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, janë vetëm zëra që qarkollojnë. Në merkaton e verës do të jemi më konkretë ”.