E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretit, Sevilja dhe Gijon fitojnë në shtëpi

Madrid - Ndeshjet e Kupës së Mbretit në Spanjë për 1/8-t e finales nuk kanë sjellë ndonjë surprizë, përjashto fitoren e Poli Ejidos me Espanjolin 3-2. Ndeshja mes Santanderit dhe Valencias është mbyllur në shifra të barabarta 1-1. Ky barazim e favorizon mjaft Valencian për në ndeshjen e kthimit.

Betisi fitoi në transfertën e skuadrës surprizë të Real Unionit, e cila eleminoi skuadrën e Realit të Madridit. Sevilja dhe Sportingu i Gijonit arritën të marrin fitore në fushat e tyre, përballë Deportivos dhe Valadolidit.

Sonte do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera për ndeshjet e para të kë tij turi. Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e Kupës së Mbretit për 1/8-t e finales.

Të martën
Atletiko Madrid 1 – 3 Barcelona

Tëmërkurën
Poli Ejido 3 – 2 Espanjol
Rasing Santander 1 – 1 Valencia
Real Union 0 – 1 Real Betis
Sevilja 2 – 1 Deportivo
Sporting Gijon 3 – 1 Valadolid

Sonte
Majorka – Almeria
Osasuna – Atletik Bilbao

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›