E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelitët mbështesin negociatat me Hamasin

Më shumë se gjysma e izraelitëve do të mbështetnin bisedat paqësore me grupin radikal islamik palestinez, Hamas, nëse ky grup do ta njihte Izraelin, dëshmoi rezultati i anketës më të re.

Anketa, e bërë nga Instituti i Izraelit për Dialog, duket se sugjeron se izraelitët për ngecjen e negociatave paqësore e fajësojnë presidentin palestinez, Mahmoud Abassin, e më pak kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun.

Plani, i përmendur nga ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Shaul Mofaz, në të cilin u sugjeruan negociatat e mundshme me Hamasin, nëse ky grup heq dorë nga refuzimi për të njohur Izraelin, mbështetet nga 57 për qind e izraelitëve, dëshmoi anketa.

Anketa gjithashtu dëshmoi se në mesin e izraelitëve është shtuar përkrahja për politikën e Netanyahut.

Mofaz, i cili është zyrtari i dytë më i lartë në partinë opozitare, Kadima, gjithashtu propozoi që palestinezëve ti jepet 60 për qind e territorit të Bregut Perëndimor dhe kompensimin e kolonëve izraelitë, nëse pajtohen që të largohen nga këto territore.

Shtetet perëndimore kanë theksuar se do të angazhohen me Hamasin, vetëm nëse kjo organizatë heq dorë nga dhuna, nëse pranon marrëveshjet paqësore me Izraelin dhe nëse ja njeh këtij shteti të drejtën për të ekzistuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›