Khameni përpiqet të ulë tensionin në Iran
Duke iu referuar protestave popullore që ndodhën pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në muajin qershor, Ajetollah Khameni tha se atij nuk i është provuar se ata që i cilësoi si udhëheqësit e ngjarjeve të fundit ishin agjentë të të huajve, përfshirë Britaninë dhe Amerikën.
Sipas BBC-së,deklarata e Ajetullahut duket se është e drejtuar ndaj përfaqësuesve të vijës së ashpër të cilët kanë bërë thirrje për arrestimin e udhëheqësve të opozitës.
Ka shenja se proçeset gjyqësore të disa nga politikanëve reformistë dhe gazetarëve, ku ata pretendohet se kanë pranuar se kanë qenë pjesë e një komploti të nxitur nga jashtë, po e shtyjnë Iranin më shumë drejt pasigurisë.