E Diel, 1 Nëntor 2026

Impiant i ri për menaxhimin e mbetjeve urbanë në Korçë

Faza studimore për impiantin rajonal të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane në Korçë ka përfunduar, ndërkohë që është përcaktuar edhe vendi për grumbullimin e mbeturinave, një fushë në zonën e Maliqit me një sipërfaqe prej 10 ha.

Impianti do të evitojë efektet dhe pasojat negative mjedisore, ndryshe nga pikat e zakonshme të grumbullimit të mbetjeve që shkaktojnë një ndotje të lartë mjedisore. Ky do të jetë impianti i parë i këtij lloji në vendin tonë për menaxhimin e mbetjeve urbane, ku do të kryhet depozitimi në rang rajonal dhe përpunimi sipas llojit të mbetjeve për një periudhë 20- vjeçare.

Sipas projektit të financuar nga pala gjermane dhe banka KFE, është përcaktuar që ekspertë gjermanë do të sigurojnë edhe mbështetjen teknike gjatë fazës së zbatimit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›