Khedira: “Nuk kam nënshkruar me Realin”

Mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira, këmbënguli se aai nuk ka rënë dakord të bashkohet me Realin e Madridit, pavarësisht se mediat pretendojnë të kundërtën. Të dyja, si shtypi spanjoll dhe ai gjerman pretenduan se një nga yjet në Kupën e Botës kishte rënë dakord për të lënë Shtutgardin për Realin e Madridit të Hoze Murinjos, por 23-vjeçari e mohoi atë. “Këtu nuk ka asnjë marrëveshje me Realin e Madridit dhe unë vetë nuk kam vendosur se çfarë do të bëj”, - tha ai për “Kicker”. “Interesimi për mua është gjë e mirë, por unë duhet të mendoj fort. Vendimi është i rëndësishëm për vitet e ardhshme të zhvillimit tim”. Khedira gjithashtu zbuloi se ai ka pasur diskutime “pozitive” me trajnerin e Shtutgardit, Kristian Gros dhe drejtorin sportiv Johen Shnajder. “Ne patëm një dialog të hapur dhe trajneri (Gros) ma tha qartë të qëndroja pasi unë isha i rëndësishëm për të”, - përfundoi lojtari.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 19 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili