E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xho Koull firmos për Liverpulin

Liverpuli firmosi një kontratë katërvjeçare me mesfushorin e Anglisë, Xho Koull, pasi ky i fundit u largua nga Celsi. “Livrpuli është i lumtur të konfirmojë nënshkrimin e Xho Koull për një marrëveshje katërvjeçare”, - shkruante klubi i Merseydiside më uebsajtin e tij.

“Mesfushori i Anglisë ra dakord në termat përsonalë me ‘Reds’-at dhe do t’u nënshtrohet analizave mjekësorë gjatë 48 orëve të ardshme”.

Koull, 28 vjeç, është nënshkrimi i dytë i verës pas Milan Jovanoviç, i cili mbërriti nga klubi belg Standard Liezh, gjithashtu në parametra zero.

Nënshkrimi i tij mund të jetë një goditje e bukur për trajnerin e ri të Liverpulit, Roj Hodgson, i cili po përballet me betejën për të mbajtur lojtarë të tillë si Stivën Xherard, Fernando Torres dhe Havier Maskerano në “Anfield”, pas një vendi të shtatë të keq gjatë sezonit të kaluar me Rafael Benitezin në bankinë. Koull ka fituar tre kampionate në Anglisë dhe dy Kupa të Anglisë gjatë shtatë viteve të tij në “Stamford Bridge”.

Ai ka veshur bluzë e Kombëtares angleze 56 herë, duke shënuar 10 gola. Koull ishte i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Celsin, ndërkohë që kampionët e Premier Ligës refuzuan të plotësonin kërkesat e tij financiare.

Ai ishte i lidhur me Totenhemin, Mançester Junaitid, Arsenalin dhe Milanin, por më fund Koull vendosi për Liverpulin. Në fillim të këtij muaji, Liverpuli shiti mesfushorin Josi Benajoun te Celsi, dhe Koull është një zëvendësim direkt i tij.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 19 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›