Vuçiniç: “Më të mirë me Adrianon”

“Është një Romë më e mirë pasi kanë ardhur dy lojtarë si Adriano dhe Simpliçio e që na japin më shumë cilësi”. Mirko Vuçiniç flet kështu për Romën e re të Klaudio Ranierit, që është duke lindur në grumbullimin që po kryet në Riskone di Bruniko. Një skuadër verdhekuqe me e fortë se e vitit të kaluar. “Adrianon e gjeta shumë mirë, ka forcë dhe teknikë e pastaj është brazilian dhe të luash me ta është gjithmonë një kënaqësi”, - tha sulmuesi malazias gjatë një konference për shtyp. Bomberi verdhekuq sezonin e kaluar nuk e nisi dhe aq mirë. “Vitin e kaluar nuk e nisa shumë mirë, isha i lodhur dhe vija pas disa dëmtimesh. Shpresoj se këtë sezon nuk do të kem”. Të dielën, Vuçiniç në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, të fituar 13-0 nga Roma, shënoi një tripletë: “Këtë ndeshje nuk janë të rëndësishme, kur të fillojë kampionati do të jetë një gjë tjetër”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 19 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili