E Diel, 1 Nëntor 2026

Khedira, i fascinuar nga Mourinho

Sami Khedira e ka në dorë një ofertë të rëndësishme nga Real Madrid, ndërsa do ta marrë vendimin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

“Stuttgart ma ka konfirmuar interesimin e Realit. Këto ditë më duhet ta marr një vendim të rëndësishëm”, ka thënë përfaqësuesi gjerman për tabloidin Bild.

“Real është njëri prej ekipeve më të rëndësishëm në botë dhe Jose Mourinho është njëri prej trajnerëve më triumfues. Kam mbetur gjithmonë i fascinuar me stilin e Mourinho”, tha mesfushori Khedira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›