E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, barazim i padobishm n “Qemal Stafa”

Tirana është larguar me një barazim pa shumë vlerë nga aventura e Europa League e këtij viti.

Skuadra bardheblu është përballur me holandezët e Utrehtit në “Qemal Stafa” pas humbjes së parë 4-0, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Bardheblutë e panë vetën në disavantazh që në minutën e 3-të kur Wolfswinkel kaloi miqtë në avantazh. Por Lila ka menduar për skuadrën kryeqytetase, duke barazuar shifrat në 1-1 vetëm 8 minuta më vonë.

Gjithcka ngeli e pandryshuar deri në fund të 90 minutëshit. Me këtë eleminim aventura e skuadrave shqiptare në Europë ka treguar edhe një herë se cilësia e futbollit tonë, vazhdon të ngelet ajo e shumë viteve më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›