Tyson Gay triumfon në Monaco Diamond League

Tyson Gay triumfon në garën e 200 metrave në Monako, por amerikani ka mbetur i pakënaqur nga koha e tij, pavarësisht se arriti të vendosë rekordin në një meeting, duke përshkuar 200 metra në 19.72 sekonda në Monaco Diamond League. 27-vjecari kryesonte dukshëm baterinë, dhe po shkonte drejt një fitore të thjeshtë, por në metrat e fundit xhamaikani Yohan Blake, që vraponte në korsinë 8, gati e arriti amerikanin kampion bote në 2007.
Në përfundim të garës Tayson Gay ka sqaruar se ka ndjerë tepër lodhjen, duke u detyruar të ulë ritmin, aq sa rrezikoi edhe fitoren. Blake, që është edhe partner i stërvitjes për rekordmenin botëror Usain Bolt, kronometroi kohën 19.78 sekonda, duke përmirësuar kohën e tij me gati një sekondë. Ndërkohë në vendin e tretë të podiumit ka mbërritur një tjetër amerikan; Uallace Spearmon, që ka mundur të mbajë pas dy bashkëkombasit e tij olimpistë Carter dhe Crauford.
Eno Skarço