Skuadrat shqiptare i japin fund Europs

Holandezët të shpejtë në sulmet e tyre kaluan në avantazh që në minutën e 3 me Volfsvinkel, sulmuesi i harruar nga mbrojtja e pati të lehtë të mposhte Nallbanin.
Bardheblutë të cilët pas këtij goli nuk kanë asgjë për të humbur, fillojnë të kontrollojnë lojën, dhe në rastin e parë barazojnë me kapitenin Lila. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pasi për holandezët ndeshja u shndërruar në një ndeshje kontrolli, ndërsa lojtarët e Tiranës ishin të pafuqishëm të rrezikonin në portën kundërshtare.
Ndryshimet e bëra nga Starova në fillim e pjesës së dytë sollën gjallëri në sulmin e Tiranës, por gjithsesi goli mungoi deri në fund të ndeshjes.
Ndërkohë Besa ka vazhduar edhe në Greqi humbjen e turpshme. Pas rezultatit 5-0 në Qemal Stafa 1 javë më parë, kavajasit janë mundur edhe në Athinë 6-1 nga Olimpiakosi. Goli i nderit për skuadrën e Besës në këtë ndeshje u shënua nga Lazarevski.
Pas eleminimit të këtyre dy skuadrave, Shqipëria nuk ka më asnjë përfaqësues në kupat e Europës. Më parë ishin eleminuar Dinamo në Ligën e Kampioneve dhe Laçi në Europa Ligë.