E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Dialog dhe përmirësim i kuadrit elektoral

Kryetarja e delegacionit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Hana Richtermocova qe ka monitoruar nga afër zgjedhjet e 8 majit keshillon permiresim te kuadrit ligjor elektoral, te administrates zgjedhore dhe dialog konstruktiv mes paleve. Ne nje intervste dhene per Deutsche Welle, ajo thekson se keto zgjedhje shenuan nje sere pozitivitetesh krahasuar me te shkuaren, por ka ende vend per te tjera permiresime e per kete duhet dialog.

“Unë mund të përmend progresin e bërë për të organizuar një proces elektoral efikas dhe përpjekjeve të vendosura për të bërë transparente procedurat e votimit. Anëtarët e delegacionit tonë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, vërejtën një atmosferë të qetë gjatë ditës së votimit. Për fat të keq, siç dhe ju e dini, kjo nuk vlejti për kohën para dhe pas 8 majit, por unë mendoj se përpjekjet e Shqipërisë duhet të inkurajohen. Si një element pozitiv, mund të përmend se kemi vënë re, së bashku me anëtarët e delegacionit, se sjellja e njësive mediatike, edhe pse pak prej tyre mund të konsiderohen si të pavarura, ishte e balancuar”- thote ajo.

Sipas saj, dy interpretimet partizane të Kodit Elektoral dhe korrektësia e procesit të numërimit të votave janë kontestuar. “Në këto aspekte kuadri legjislativ elektoral dhe adiministrata zgjedhore duhen përmirësuar”- thote ajo.

Ajo thekson se një zgjidhje e cila mund të eksplorohet për të ardhmen mund të ishte shmangia e përbërjes së komisioneve me përfaqësues nga subjektet politike, që të evitohet konkurenca mes koalicioneve partiake dhe në këto komisione. “Përpjekje mund të bëhen për të ndërtuar një administratë zgjedhore që nuk është e përkatësuar politikisht, e paanshme dhe profesionale. Një rrugë që duhet ndjekur mund të ishte ofrimi i një trajnimi të përshtatshëm dhe kompetent shoqëruar me një shpërblim të konsiderueshëm për të gjithë personat që zgjidhen ose emërohen në administratën zgjedhore. Në këtë aspekt kuadri legjislativ elektoral dhe vetë kapacitetet e administratës që do të angazhohen në këtë fushë duhet të përmirësohet. Sikundër është theksuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në vitin 2009, unë besoj se kodi elektoral i vitit 2008 duhet të amendohet”- thote ajo.

Me tej, ajo shton se Kongresi do të pëlqente të organizonte një oportunitet të strukturuar mes përfaqësuesve të partive të mazhorancës dhe partive të opozitës, si dhe mes qytetarëve e shqoërisë civile dhe autoriteteve lokale dhe qendrore. Në mënyrë specifike, sipas saj, Kongresi eshte duke menduar për organizimin e seminareve, tryezave të rrumbullakta, sesione informative ku mund të trajtohen çështje konkrete dhe për të cilat të gjendet zgjidhje konstruktive. Shoqatat e autoriteteve lokale dhe rajonale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e këtyre iniciativave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›