E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri me trojken e ambasadoreve Qeveria e angazhuar per bashkepunim me opoziten

Kryeministri Berisha priti sot në një takim të përbashkët Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi; zv/ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Debora Jones dhe ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth.

Kryeministri i falënderoi tre ambasadorët për ndihmën dhe kontributin që vendet dhe institucionet e tyre japin në mbështetje të Shqipërisë dhe të reformave të gjithanshme në vend.

Në këtë takim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, si dhe perspektivat për të ardhmen.

Berisha u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qene tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat kërkojnë konsensus të gjerë.

Kryeministri Berisha theksoi se, edhe ftesa që iu dërgua opozitës nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ishte në këtë kontekst, por pavarësisht se mori përgjigje negative nga ana e opozitës.

“Ne, - theksoi Kryeministri, - mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›