MPJ Shqiperia njeh Keshillin Kombetar te Tranzicionit ne Libi
Ministria e Jashtme ka komunikuar me anë të një deklarate të posaçme për shtyp se njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Libi.
“Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje krizën në Libi dhe ka mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e saj, në zbatim të Rezolutave 1970, 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Qeveria shqiptare, duke vlerësuar lart aspiratat e popullit libian për demokraci e zhvillim, ka ndjekur me simpati dhe ka mbështetur veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, programin e tij për një Libi demokratike dhe e konsideron këtë Këshill si një përfaqësues legjitim të popullit libian.
Qeveria shqiptare është e gatshme të vendosë marrëdhënie me këtë Këshill dhe të japë ndihmën e saj për rivendosjen e paqes dhe ndërtimin e demokracisë në Libi.
Shprehim bindjen se, duke ndërmarrë një hap të tillë, mbështesim kauzën e drejtë të popullit libian, për liri e progres”, citon deklarata përkatëse e MPJ-së.