E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-BE, takimi i tretë i MSA-së në Bruksel

BRUKSEL- Pala shqiptare dhe perfaqesuesit e KE, presidences polake dhe zyrtare te larte te Sherbimit te Jashtem Europian do te diskutojne sot lidhur me ecurine e procesit te integrimit te Shqiperise, ne kuader te objektivave te percaktuara.

Keshilli i trete i Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do te kete ne qender te tij nje sere ceshtjesh per diskutim. Ne takim marrin pjese ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Zv/kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Sipas axhendes se punimeve, per trajtim do te jene plotësimi i 12 prioriteteve të dala nga Opinioni i Komisionit Evropian, zbatimi i MSA-së midis Shqipërisë dhe BE, zhvillimet ekonomike në vend, politika e jashtme shqiptare si dhe zhvillimet në rajonin tonë.

Ky takim, vjen para se BE te hartoje Progres Raportin, që pritet të publikohet në muajin tetor. Nje nga sugjerimet e dhena per vendin tone, duke marre shkas nga situata politike ka qene rivendosja e dialogut politik dhe funksionimi i mire i parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›