E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Dialogu, PS te hyje ne Kuvend Rozeta Rapushi

Te rinise dialogu brenda institucioneve demokratike ne Shqiperi, mundesisht para protestave te paralajmeruar te 30 prillit dhe 1 majit. Kerkesa u be dje serish nga Keshilli i Evropes, i cili duke komentuar situaten aktuale politike ne vendin tone, kerkoi rinisjen e menjehershem te dialogut politik brenda Parlamentit dhe miratimin e reformave qe i nevojiten vendit tone ne procesin e integrimit. Byroja e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, doli dje me nje deklarate te perbashket per situaten politike ne Shqiperi, ku vuri theksin ne nevojen emergjente per realizimin e reformave per procesin e integrimit te vendit si dhe i ben thirrje deputeteve socialiste, qe te mos jene pjeserisht ne Kuvend por te diskutojne dhe marrin pjese ne votimin e projektligjeve te rendesishme. "Duke pasur parasysh kete bllokim ne Kuvend dhe fakti qe demonstratat e opozites dhe te dy palet jane te qeverisjes qe do te mbahet me 30 prill dhe 1 maj 2010, Byroja e Keshillit te Evropes, i ben thirrje te gjithe udheheqesve politike per te siguruar nje rinisjen e dialogut politik brenda Parlamentit dhe mbledhe mbeshtetjen e popullates per kete proces demokratik. Te gjitha forcat politike duhet te marrin pjese ne menyre aktive, dhe ne menyre te perhershme, ne punen e Parlamentit. Funksionimin demokratik i institucioneve te shtetit, duhet te filloje pa vonese, ne menyre qe te merret me reformat urgjente te nevojshme per integrimin evropian te vendit", shprehet ne deklaraten e bere Byroja e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes ne Strasburg. Kjo Byro, shpreh shqetesimin per krizen e vazhdueshme politike ne Shqiperi, e cila vijon qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Keshilli i Evropes, vleresoi se pavaresisht se deputetet e opozites, jane kthyer ne Parlament, ata nuk marrin pjese ne vendimmarrje. Cka duhet te ndryshoje sipas tyre, ne funksion te realizimit sa me te shpejte te reformave per te cilat ka nevoje vendi. "Me 25 shkurt, deputetet e Partise Socialiste ka hyre ne Parlament dhe bene betimin e tyre pas bojkotit te tyre gjashtemujor te punes se Parlamentit. Por prania e tyre e metejshme ne Parlament eshte e kushtezuar, ne kerkesat per transparencen zgjedhore", permendet ne deklarate. Aty theksohet gjithashtu se Parlamenti mori me 19 mars, vendimin per ngritjen e Komisionit Hetimor per transparencen zgjedhore, i cili nuk funksionon. Sipas nderkombetareve, ne mungese te nje marreveshje midis dy partive kryesore ne mandatin e ketij komisioni hetimor, deputetet e Partise Socialiste nuk pranojne te jene pjese e ketij hetimi parlamentar, per sa kohe qe ai nuk parashikon hapjen e kutive te votimit.
Byroja e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, keshillon opoziten
"Ankim ne Kushtetuese ose ne Komisionin e Venecias"

Keshilli i Evropes i sugjeroi dje deputeteve socialiste, te cilet protestojne ne emer te transparences se zgjedhjeve dhe per pasoje nuk marrin pjese per votim ne Kuvend, qe te ankohen ne Gjykaten Kushtetuese per pretendimet e tyre. Duke i treguar rrugen ligjore qe aplikohet ne Shqiperi, Byroja e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, i keshilloi socialistet qe te shohin mundesine ligjore qe kane, te ankohen ne Gjykaten Kushtetuese per pretendimet e tyre per rezultatin e zgjedhjeve. Nderkohe qe i kujtuan opozitareve qe per kete ceshtje, Gjykata Kushtetuese mund te marre shume mire edhe mendimin e Komisionit te Venecias ne lidhje me fushen e veprimit qe mund te kete apo duhet te kete ne nje rast te tille, Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi per te bere transparencen e zgjedhjeve. "Byroja perserit mundesine, te permendura tashme, gjate vizites se Komitetit Presidencial, per ankimim ne Gjykaten Kushtetuese si dhe per te kerkuar mendimin e Komisionit te Venecias ne lidhje me fusheveprimin e Komisionit hetimor, ne vecanti lidhur me ceshtjen e rihapjes se kutive te votimit", thuhet ne deklaraten e byrose. Pak me shume se nje muaj me pare, delegacioni i Keshillit te Evropes, i kryesuar nga presidenti i Asamblese Parlamentare te KE-se, Mevlut Cavusoglu i sugjeroi opozites te njejten gje, ankese ne Gjykaten Kushtetuese dhe marrjen e mendimit tek Komisioni i Venecias. Sipas Cavusoglu, ne rast se forcat politike nuk gjejne kompromis, atehere hapa te tjere mund te ndermerren si marrja e mendimit tek Komisioni i Venecias
Kerkesa
Nje muaj me pare, kreu i Asamblese Parlamentare te KE-se, Mevlut Cavusoglu i kujtoi opozites se Shqiperia, ka nje Gjykate Kushtetuese dhe duhet te veproje sipas saj, ashtu sikurse kujtoi se ka edhe mekanizma keshillues nderkombetare, sic eshte Komisioni i Venecias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›