E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, presim pergjigje pozitive" Rozeta Rapushi

Qeveria shqiptare eshte ne pritje te nje pergjigje pozitive nga Komisioni Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine, pas plotesimit te kerkesave te udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, duke raportuar dje ne Komisionin e Sigurise Kombetare per ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe luften kunder trafikut te lendeve narkotike, siguroi se shume shpejt per Shqiperine pritet te merret vendim pozitiv per liberalizimin e vizave. "Ai qe ka interes te dukshem qe te nxije imazhin e vendit, kreu i opozites, po ben edhe nje keqperdorim dhe keqinformim masiv per ceshtjen e liberalizimit te vizave. Shqiperia ka bere progres te dukshem, solid dhe ne presim propozim pozitiv per liberalizimin e vizave. Pasi me duhet t'u kujtoj ketu deklaraten e Malstromit, se Shqiperia ka bere progres solid ne plotesimin e kritereve dhe ne presim nje propozim pozitiv per heqjen e vizave, vetem si rezultat i performances sone te shkelqyer", garantoi para deputeteve te mazhorances ne Komision, ministri i Brendshem. Sipas tij, Shqiperia nuk pret favore por do te vleresohet dhe do te perfitoje liberalizimin e vizave, si rrjedhoje e punes se bere. "Sigurisht qe nga nderkombetaret ka nje shqetesim per protestat, vijueshmerine e tyre, cka nuk le gjurme te mire dhe shije te mire tek ata", vijoi Basha, duke kritikuar kryetarin e opozites, Edi Rama per qendrimin e tij kunder realizimit te ketij procesi. Ministri theksoi se Shqiperia ka plotesuar me standarde shume te larta, te gjitha kerkesat tekniko-ligjore te udherrefyesit se Komisionit Evropian, per liberalizimin sa me te shpejte te vizave me BE, duke u perqendruar ne fushen e rendit, sigurise dhe regjistrimit te te dhenave te shtetasve."Reformat e ndermarra ne regjimin kufitar, ne prodhimin dhe shperndarjen e pasaportave biometrike, perafrimi i legjislacionit ne fushen e sigurise dhe rendit, lufta kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te lendeve narkotike, e kane vendosur Shqiperine, te parin vend ne Ballkanin Perendimor per sa i perket plotesimit te standardeve edhe ne liberalizimin e vizave", theksoi Basha. Ai shtoi se nga nderkombetaret, u vleresua vecanerisht miratimi dhe zbatimi ne nje kohe rekord, te ligjit per konfiskimin e pasurise se elementeve kriminale, duke sjelle keshtu rezultate te jashtezakonshme ne luften kunder krimit te organizuar. Lidhur me masat kunder kultivimit dhe trafikut te lendeve narkotike, ministri i Brendshem u shpreh se kete vit ka nje rritje prej 30 % te rezultateve te shkaterrimit te lendeve narkotike dhe ndalimit te elementeve trafikues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›