E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Raporti per vizat, pozitiv Denis Dedej

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta i cili mban detyren e zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem, siguroi se vleresimi i raportit per Shqiperine nga Komisioni Evropian do te jete pozitiv. Ne nje konference per shtyp nga zyra e LSI, ai tha se cdo raport do te behet publik ne kohen e duhur. "Dua te siguroj se ne cdo rast, vleresimi per Shqiperine do te jete nje vleresim shume pozitiv, per shkak te progresit te jashtezakonshem qe Shqiperia ka bere per plotesimin e detyrimeve dhe me vjen keq kur shoh se edhe nje pjese e medias, per te cilen kam respekt, behet viktime e titujve te porositur me keqdashje ne dem te ketij procesi dhe te imazhit te Shqiperise", u shpreh Meta. Ne kete linje, ai theksoi se progresi eshte i padiskutueshem dhe nuk mund te evidentohet qarte ne asnje lloj raporti qe do te jep publik. Me tej, kreu i diplomacise shqiptare shprehur bindjen ne progresin e jashtezakonshem qe eshte bere per te gjitha detyrimet. Natyrisht, sipas tij, edhe pas heqjes se vizave per aspekte te caktuara, sikurse jane ato qe kane te bejne me luften kunder krimit te organizuar, apo korrupsionit, qeveria do te vazhdoje te eci ne drejtim te thellimit te kesaj lufte. Sepse kjo, per te, do te jete pjese e vazhdimit te procesit te integrimit evropian te vendit. "Por lidhur me te gjitha kriteret teknike, absolutisht une jam i bindur se suksesi do te jete i padiskutueshem dhe i evidentuar shume qarte", siguroi ministri i Jashtem. Per sa i perket procesit te vendit tone, zevendeskryeministri tha se Shqiperia ka bere nje proces te jashtezakonshem per plotesimin e te gjithe detyrimeve te ketij procesi. Se dyti, vleresoi Meta, qeveria eshte e bindur qe vleresimi do te jete pozitiv dhe evidentimi i progresi do te jete shume i qarte. "Se treti, ne nuk mund te komentojme asnje lloj raporti, apo dokumenti i cili nuk eshte bere publik dhe zyrtar sepse kjo nuk eshte etike", komentoi zyrtari i lart shqiptar raportin e fundit te KE te publikuar nga mediat. Ne komunikimin e djeshem per mediat, lideri i LSI prezantoi sekretarin e Pergjithshem te LSI, Luan Rama dhe sekretarin e ri te Marredhenieve me Publikun, Ardit Cela. "Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te LSI u vendos per te intensifikuar procesin e riorganizimit te LSI, per te rritur akoma me tej rolin e saj si force politike, per te vene ne levizje te gjitha strukturat e kesaj levizjeje ne mbeshtetje te veprimit politik duke bere dhe disa ndryshime dhe riorganizime, ku nje nga me kryesoret ishte dhe ndarja e postit te Ministrit nga ai i Sekretarit te Pergjithshem", komentoi ndryshimet ne struktura, Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›