KiE Hetim pergjegjesve per aktet e dhunshme dhe krimet
Hammarberg shprehet se per ngjarjet e 21 janarit duhet nje hetim i plote per te zbardhur te gjitha shkaqet qe nga perdorimi i akteve te dhunes e deri tek vrasjet e ndodhur jashte perimetrit te Kryeministrise. Ekziston nje nevoje per hetim te plote te paanshme dhe te besueshme ne shkeljet e te drejtave te njeriut gjate 21 janarit 2011. Ata qe jane pergjegjes per aktet e dhunshme dhe per dhunimet e tjera te te drejtave te njeriut duhet te japin llogari. Kjo eshte e nevojshme ne menyre qe te vendoset drejtesi por edhe per te parandaluar zhvillime te tilla te renda ne te ardhmen thuhet ne raportin e tij disa faqesh. Komisioni i KiE-s vendos theksin me pas ne hetimin e ngjarjes dhe punen e Prokurorise qe sipas tij ndodhet nen shenjestren e akuzave. Megjithate zyra dhe jo me pak Prokurorja e Pergjithshme kane qene fatkeqesisht ne shenjester nga deklarata shume kritike politike. Kjo duhet te shmanget nga tani e tutje. Natyrisht polarizimi i thelle politik e ben vecanerisht detyren e Prokurores se Pergjithshme delikat dhe te veshtire. shte e rendesishme qe te gjithe te shmangin nderhyrjet ne hetime dhe qe autoritetet perkatese perfshire edhe policine te bashkepunojne plotesisht dhe menjehere me zyren. Asistenca teknike e siguruar deri tani nga autoritetet e SHBA per Prokurorine duket se eshte me vlere te konsiderueshme thuhet ne raport. Me tej thuhet se fokusi i hetimeve duhet te jete tek krimet e 21 janarit. Prokuroja e Pergjithshme eshte perballur me nje detyre jashtezakonisht te veshtire. Fokusi duhet te jete ne pergatitjen e ndjekjeve penale kunder atyre qe dyshohet se kane kryer krime. Ajo ka per tu njohur se disa nga aktet e kryera ne kete dite duhet te konsiderohen si krime pa marre parasysh klimen politike dhe te cilet filluan spiralen negative te dhunes. Ky eshte rasti i te shtenave vdekjeprurese sulmeve nga disa demonstrues kunder policise dhuna policore e paprovokuar gjate arrestimeve dhe transportin e personave te arrestuar. Ka shpresa se zyra e Prokurorit te Pergjithshem do te hetoje aktet e dhunshme te demonstruesve dhe te akuzoje ata qe kishin kryer krime. Per me teper ka nga ata qe presin nga Prokuroria per te sqaruar nese keto akte jane urdheruar apo inkurajuar nga dikush dhe nese po nga kush thote raporti.
ERALD KAPRI