Rregullorja shtohen ndeshkimet
Ne mbledhjen e dyte te diskutimit te rregullores se Kuvendit deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi ka propozuar nje amendament te ri sipas te cilit nese nje deputet qendron ne foltore per me shume se tri minuta pasi i ka mbaruar koha pezullohet nga punimet per tri jave. Fillimisht maxhoranca eshte terhequr nga varianti per te pezulluar nga 7 deri ne 30 dite deputetet qe thyejne rregulloren duke e ulur kufirin maksimal ne 21 dite. Ne amendamentin e propozuar nga Halimi thuhet Kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt te seances nepermjet zaptimit te foltores dhe moslejimit te deputetit pasardhes te marre fjalen per me shume se dy minuta atehere kryetari i Kuvendit i terheq verejtjen dhe e paralajmeron per marrjen e mases se perjashtimit ne rast vazhdimi. Nese kjo situate vazhdon edhe per nje minute deputeti perjashtohet per 21 dite. Opozita e kundershtoi ashper kete amendament duke e cilesuar si nje precedent te rrezikshem qe i mbyll gojen pakices. Ky eshte nje precedent qe nuk rrezikon marredhenien mes nesh dhe jush por rendon ne te ardhmen e afert. Kjo histori kerkon dialog dhe kompromis por ky nuk eshte dialog more. Ky nuk eshte kompromis. Kjo nuk eshte ftese per dialog. Kjo eshte do te rrish drejt do besh ate qe te them une do te flasesh sa te them une madje do te arrihet deri aty sa te thuhet do flasesh si te them une dhe kur te them une tha Majko duke ftuar deputetet e opozites te lene mbledhjen. Kryetari i komisionit te ligjeve Ilir Rusmali tha se ky amendament zbuloi strategjine e opozites per te prishur seancat. Per cfare jeni zgjedhur Per te bllokuar procesin ligjvenes Per cfare jeni zgjedhur Per te na treguar modelin e shemtuar te nje shoqerie anarkiste Jo Nuk jeni zgjedhur per kete Asnje shqiptar nuk ju voton per anarkizem. Asnje shqiptar nuk e do anarkizmin. Vetem nje e ka objektiv vetem nje e ka platforme. Vetem nje e ka strategji. Ne fund komisioni votoi vetem me votat e maxhorances ndryshimin e rregullores per masat disiplinore dhe kufizimin e imunitetit.
Debati te Komisioni i Ligjeve
Pandeli Majko Dje ne diskutuam ne parim sot me firmen e nje kolegu te PD na keni sjelle nje ndryshim tjeter i cili nuk ka te beje me diskutimin qe beme dje ne parim. Ka te beje me nje mase tjeter e cila kalon cdo fantazi parlamentare e cila vlen te diskutohet. A ka mundesi te na jepni sqarime pse fare eshte kjo histori na jepni nje sqarim.
Ilir Rusmali Do tua jap shpjegimin kur te vije radha. Kjo eshte procedure parlamentare nuk ka asgje per tu habitur. Une ju propozoj qe numrin 30 ta bejme 21 pra 7 deri ne 21 dite denimi.
Dashnor Sula Une jam kunder.
Bashkim Fino Ate shifren 21 bejeni 61.
Dashnor Sula shte shifer e rendesishme 21.
Ilir Rusmali shte shifer me elegante 21.
Bashkim Fino Ti mendon per vete kur te vish neser ne opozite. Pse 21 dhe jo 61 dite Une them ta shtojme nga 2 nga 3 muaj. Kush ben gabime ne salle te perjashtohet 4 muaj sa te doni ju.
Shega Ligori Ore burg a mund te kete burg mo
Mesila Doda A mund te votojme amendamentin Fino zoti kryetar
Ilir Rusmali Zoti Fino ska bere amendament. Une jam i sigurt qe Fino mes 30 dhe 21 mbeshtet 21.
Arben Isaraj Meqe jane shume interesante keto nderhyrjet ne rregullore deri ne detaje une do te pyesja propozuesit ne pergjithesi si denohet kryetari i Kuvendit nese shkel rregulloren
Ilir Rusmali Dakord edhe kete pasi te marresh autogramin merr edhe pergjigjen se ska lidhje me rendin e dites.
Pandeli Majko fare ju shtyu ju si anetar i Keshillit te Rregullores ku nuk keni shprehur predispozicion per kete ndryshim pasi nuk e shprehet as dje sot ne mengjes na sillni kete histori. Mbi bazen e kujt shembulli te kujt vendi ne bote europian ose jo europian jeni mbeshtetur i cili degjeneron marredheniet parlamentare ne termat teknike jo politike. Ketu diskutohet e drejta e fjales se opozites ne parlament. Me qetesi na shpjego cfare te solli ty ne kete propozim e pe dje ne darke ne enderr dhe na e solle sot ne mengjes apo e ke propozim nga PD A e kupton cfare ke sjelle me kete Per dy minuta per te drejten e fjales perjashton nje kolegun tend. Nese nje deputet e shikon me inat Kryeministrin a konsiderohet kjo nje fyerje apo dhunim i disiplines se parlamentit
Ilir Rusmali A ka ndonje rast apo shembull kur justifikohet shkelja e ligjit per shkak te gjendjes emocionale per shkak te faktit qe jemi politikisht te shprishur ose per ndonje motiv tjeter emocional te njerezve Kalohet pa u ndeshkuar nese njerezit jane gdhire keq
Eduard Halimi Nese ti zoti Majko e shkel rregulloren dy minuta ke verejtje nese behesh perserites per shkaqe emocionale ose jo...ndryshe parlamenti ligji dhe kushtetuta nuk mund te zbatohen dot pa nje nderhyrje te qarte dhe te paster ndaj atyre anetareve te parlamentit te cilet e shkelin. Ky eshte rregull qe funksionon ne te gjitha vendet ku ligji dhe kushtetuta eshte baze.
Pandeli Majko Po e coni opoziten dalengadale drejt nje historie qe diskutohet nese sot opozita shqiptare eshte legjitime apo jo. Po ua them miqte e mi opozita nuk mund te nxirret jashte ligjit. Nuk e nxirrni dot. Nuk mund tia hiqni te drejten e fjales.
Mesila Doda Po dilni vete.
Pandeli Majko Ky eshte nje precedent qe nuk rrezikon marredheniet mes nesh dhe jush por rendon ne te ardhmen e afert. Kjo histori kerkon dialog dhe kompromis por ky nuk eshte dialog more. Ky nuk eshte kompromis. Kjo nuk eshte ftese per dialog. Kjo eshte do te rrish drejt do besh ate qe te them une do te flasesh sa te them une madje do te arrihet deri aty sa te thuhet do flasesh si te them une dhe kur te them une. Kjo nuk eshte opozite kjo eshte historia e partise sime dhe babait te Ilir Rusmalit qe as dy minuteshin nuk ia jepte per te folur kundershtarit politik. Kjo nuk eshte ndryshim rregulloreje. Kjo eshte nje traume dhe nje krize me teper ne kete marredhenie shume te plasaritur qe kemi midis njeri-tjetrit. Situata politike qe kemi nuk mund te zgjidhet me ndryshim rregulloreje. Duke shprehur mendimin kunder me kete surprize nga me negativet qe i sollet sot komisioni te ligjeve duke prishur edhe vullnetin e prezences sone ketu per te ulur tensionet politike une ftoj koleget e mi te largohemi nga komisioni i ligjeve.
Majko Ligori Felaj e Subashi largohen. Fino Gjinkuri e Hysi qendrojne edhe per pak minuta.
Ilir Rusmali shte mire te degjoni edhe opinionin e kolegeve. Kete ua kerkon detyra nuk ua kerkojme ne. Sot ne kemi zbuluar taktiken e bllokimit te parlamentit dhe taktika qenka uzurpimi i dhunshem i foltores prandaj dhe zoti Majko u terbua doli nga natyra e vet u shprish i teri.
Fatos Hoxha Jo jo mori mesazh.
Ilir Rusmali U shprish i teri sepse mesa duket u kap me presh ne duar. Kjo nuk eshte gje e mire. Ne jemi ketu per te mbrojtur parlamentarizmin ndersa strategjia dhe taktika e Edi Rames jane lakuriq prej shume vitesh. Si ka mundesi qe opozita kerkon sot ne Parlament te shkele ligjin dhe te perbuze ndeshkimin Per cfare jeni zgjedhur juve ne Parlament Per te uzurpuar Parlamentin Per cfare jeni zgjedhur Per te bllokuar procesin ligjvenes Per cfare jeni zgjedhur Per te na treguar modelin e shemtuar te nje shoqerie anarkiste Jo Nuk jeni zgjedhur per kete Asnje shqiptar nuk ju voton per anarkizem. Asnje shqiptar nuk e do anarkizmin. Vetem nje e ka objektiv vetem nje e ka platforme. Vetem nje e ka strategji.
Damian Gjiknuri Ti je viktime vete e dhunes ne parti dhe nuk e rregullove dot ne partine tende por e transplanton ne parlament. Mbase do ishte me vend qe te shtojme edhe ca gjera te tjera ne rregullore te bejme nje tabele ne aneks te shtojme disa shprehje qe nuk lejohen te thuhen ne parlament te veme edhe nje liste te pamjes te individit qe smund te hyje ne Kuvend mjekren floket etj. se mbase edhe doktori do ta kete qejf se kur ka qene profesor i ka pasur qejf keto me gershere ne dore dhe do krijojme nje parlament qe te gjithe te jemi te lumtur.
Ilir Rusmali Do mbeshtesja cdo nisme tenden per vendosjen e normave te etikes se komunikimit parlamentar. Ti ke vetedije juridike prandaj je nongrada atje ku je.
Damian Gjiknuri Ta kam thene po aq nongrada je edhe ti.
Ilir Rusmali Te dy jemi.
Gjinkuri Isaraj Fino e Hysi largohen nga mbledhja e komisionit
ADI SHKEMBI