E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen ne stervitje futbollistet e Mamurrasit

Persona ende te paidentifikuar kane vjedhur futbollistet e ekipit te Mamurrasit gjate kohes qe po sterviteshin.

Ngjarja ka ndodhur ne Kamez Tirane ne qendren stervitore te kompleksit te te rinjeve te Kombetares Shqiptare. Sipas deshmise se disa prej futbollisteve ekipi i futbollit te Mamurrasit eshte vjedhur ne nje mjedis qe ruhet me roje private ku pevec futbollisteve te shoqeruar dhe trajnereve nuk lejohet askush te hyje.

Pasi kane bere stervitje rreth 1 ore e gjysem lojtaret jane kthyer ne dhomat ku kishin lene cantat per te marre nderresat por kane konstatuar se te gjitha cantat ishin levizur nga vendi dhe rrobat qe kishin lene ne to ishin te gjitha te bera rremuje dhe te kontrolluara.

Sipas Saimir Gjokese eshte njoftuar policia forcat e se ciles mberriten ne vendngjarje dhe nisen hetimet. Ne pyetje u moren punetoret e fushes futbollistet dhe stafi drejtues te cilet bene edhe kallezimet per sendet perkatese. Policia ka dyshuar per dy persona qe kane mundur te hyjne pa u vene re ne mjediset e dhomave te zhveshjes. Nderkohe qe sasia e te hollave qe eshte vjedhur e kalon shumen e 2 milion leke te vjetra.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›