Malaj debat me Ramen per Parlamentin
Ne kushtet kur maxhoranca forcon masat disiplinore ne Kuvend socialistet do ta perdorin ate ne funksion te debatit politik. Grupi ka vendosur qe te zhvilloje debat diten e enjte lidhur me rregulloren e Kuvendit per kufizimin e imunitetit te deputeteve por dhe per forcimin e masave ndeshkimore ne sallen e Kuvendit. Ne mbledhjen e grupit Parlamentar socialist ku i pranishem ishte dhe kryetari Edi Rama u diskutua dhe u ra dakord qe cdo hapesire Parlamentare te shnderrohet ne debat politik duke shmangur ne kete menyre diskutimet per anen teknike ligjore te propozimeve apo projektligjeve qe do te paraqese qeveria. Kryesocialisti ka qene i qarte ne fjalen e tij para deputeteve duke thene se demokracia dhe Parlamenti ne vend nuk ka asnje te ngjare me nje Parlament demokratik. Burime nga grupi socialist thane se ne fjalen e tij Rama eshte shprehur Ky nuk eshte nje Parlament demokratik kjo nuk eshte nje jete Parlamentare normale prandaj nuk duhet te merremi me ligje dhe iniciativa teknikalitete por cdo hapesire qe na jepet ne seance ne komisione ta shnderrojme ne debat politik. Natyra dhe fytyra e vertete e ketij Parlamenti eshte dhe propozimi per ndryshimin e rregullores aty ku behet fjale per ndeshkimet. Duke u ndalur tek ndryshimet ne rregulloren e Parlamentit kryesocialisti i ka cilesuar ato si nje perpjekje e maxhorances per te censuruar opoziten per ti mbyllur asaj gojen ne Parlament. Sipas Rames ne debatet ne Parlament kryesisht ato gjate te cilave kryetari i grupit ka shprehur qendrim politik te deputeteve socialiste por dhe ka argumentuar paligjesite e maxhorances ne kemi fituar shume pike ne elektorat. Kjo ka qene dhe zanafilla e ketij propozimi qe vjen nga maxhoranca per penalizimet ne Kuvend per kalimin e 1 minute apo 2 minutave gjate fjales ne Parlament. Ky eshte nje terror qe kerkon te instaloje maxhoranca ndaj fjales se opozites ne Kuvend. Target i ketij propozimi te ri eshte opozita dhe e drejta e saj e fjales per te denoncuar shkeljet e njepasnjeshme te kesaj maxhorance. Por anetari i kryesise socialiste Arben Malaj ka kerkuar nga kryetari i grupit te percaktohet nje platforme e qarte se si do te sillet ne te ardhmen Partia Socialiste ne Kuvend se cfare strategjie ajo do te ndjeke. Sipas Malajt nese maxhoranca vjen ne Kuvend me nje ndryshim ne rregullore per kufizimin e imunitetit Partia Socialiste duhet te paraqese nje draft platforme per ndryshime kushtetuese sa i takon imuniteteve. Ndersa deputeti Damian Gjiknuri ka kerkuar nga grupi qe PS te marre pjese ne debatin per kufizimin e imunitetit te deputeteve duke argumentuar pse ky propozim vjen ne kundershtim me kushtetuten. Ne mbledhjen e djeshme te grupit socialist nuk eshte folur per protestat e ardhshme dhe pse ne fjalen e tij gjate demonstrates se fundit Rama tha se ato do te vazhdojne ne menyre te pandalshme cdo jave dhe cdo dite.
Diskutimet ne grupin e PS
Gramozi Ruci Sot jemi para faktit qe maxhoranca na ka sjelle nje projektvendim per kufizimin e imuniteteve dhe propozime ne thellimin e ndeshkimeve te deputeteve te opozites nese ata thyejne kohen gjate fjales se tyre. Vete keto dy propozime dhe qendrimi konstant i maxhorances ndaj opozites per zgjidhjen e krizes politike na detyrojne te ridimensionojme qendrimin tone ne Kuvend. Asnje amendament apo propozim yni nuk perfillet dhe nuk pranohet nga deputetet e maxhorances ndersa ne shume here jemi munduar te argumentojme aspektet ligjore dhe kushtetuese te projekteve qe mberrijne ne kuvend nga qeveria.
Arben Malaj fare do bejme kemi nje kerkese largimin e Berishes. Pervec kesaj kerkese kemi nje strategji te sakte nje platforme per nje pakete kushtetuese. Per rastin konkret meqenese maxhoranca na sjell nje projektligj per kufizimin e mandateve perse ne nuk propozojme ndryshime kushtetuese per te ligjeruar lenien e imunitetit me kushtetute duke treguar seriozitet dhe kredibilitet edhe perpara publikut se e kemi seriozisht luften kunder korrupsionit dhe nuk e kemi problem lenien kushtetuese te imunitetit.
Damian Gjiknuri Ne sduhet te kompleksohemi ne kundershtimin e nismes se maxhorances per kufizimin e mandateve ta kundershtojme dhe ta rrezojme ate duke argumentuar pse ky projektligj bie ndesh me kushtetuten. Por nuk mendoj se sduhet te hyjme ne debat per kete ceshtje qe eshte shume e ndjeshme dhe per qytetaret. Mbi te gjitha kjo nisme nese do te miratohet do te jete nje pengese e madhe ne luften kunder korrupsionit.
Erion Brace Ne nuk duhet te kemi frike nga kundershtimi i nismes se maxhorances per kufizimin e imunitetit. Ajo eshte antikushtetuese dhe nuk sjell asnje efekt ne luften kunder korrupsionit. Mendoj se debati yne duhet te behet i plote dhe ne argumentim te plote me kushtetuten.
Albert aci Na jane vrare kater njerez ceshte ky debat qe beni sot
Blendi Klosi Ky pushtet na ka vrare kater qytetare dhe ne nuk duhet te biem ne gracken e Berishes qe te hyjme ne diskutime per ligje dhe paketa qe skane lidhje me kete realitet me kete kryeminister qe kerkon te kontrolloje cdo gje dhe qe sulmon cilindo qe i cenon pushtetin e tij personal i cili mbahet mbi kusarine dhe vjedhjen.
Arben Ahmetaj Klosi ka te drejte skemi pune me Berishen dhe te biem ne kurthin e tij e te marrim pjese ne diskutime. Ky pushtet na ka vrare kater vete dhe ne duhet te qendrojme ne nje opozite te forte dhe sduhet te merremi me teknikalitete ligjore dhe parlamentare.
Edi Rama Ne kushtet kur maxhoranca injoron cdo nevoje cdo apel dhe te nderkombetareve per dialog dhe ne kushtet kur pas nje demonstrate kemi kater te vrare dhe asnje te denuar ne duhet te shnderrojme cdo hapesire parlamentare ne debat politik. Ne debatet ne Parlament kryesisht ato gjate te cilave kryetari i grupit ka shprehur qendrim politik te deputeteve socialiste por dhe ka argumentuar paligjesite e maxhorances ne kemi fituar shume pike ne elektorat. Kjo ka qene dhe zanafilla e ketij propozimi qe vjen nga maxhoranca per penalizimet ne Kuvend per kalimin e 1 minute apo 2 minutave gjate fjales ne Parlament. Ky eshte nje terror qe kerkon te instaloje maxhoranca ndaj fjales se opozites ne Kuvend. Target i ketij propozimi te ri eshte opozita dhe e drejta e saj e fjales per te denoncuar shkeljet e njepasnjeshme te kesaj maxhorance. Qendrimi yne ne parlament duhet te jete beteje per mbrojtjen e demokracise ne kete vend. Ky nuk eshte nje parlament demokratik kjo nuk eshte nje jete parlamentare normale prandaj nuk duhet te merremi ligje dhe iniciativa teknikalitete por cdo hapesire qe na jepet ne seance ne komisione ta shnderrojme ne debat politik. Natyra dhe fytyra e vertete e ketij parlamenti eshte dhe propozimi per ndryshimin e rregullores aty ku behet fjale per ndeshkimet. Sa i takon zgjedhjeve vendore ta kemi te qarte se ne do te hyjme ne zgjedhje dhe se Sali Berisha do te na kete perballe ne cdo gare. Por ne kerkojme garanci qe keto zgjedhje do te jene te lira dhe te ndershme.
ARISTIR LUMEZI