KiE: Presim progres, opozita në parlament

Tiranë, 23 shkurt, NOA Delegacioni i Këshillit të Evropës i cili gjendet në Shqipëri në kuadrin e negociatave për krizën politike, shpreson se do të ketë një zgjidhje pozitive mes palëve.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kreu i Asamblesë së KiE, që kryeson këtë delegacion, Mehmet Çavushoglu, gjatë nje konference për shtyp ku ka sqaruar detaje të takimeve të tij me personalitetet e politikës shqiptare.
Presim progres dhe që opozita të futet në parlament, ky është rezultati që pritet të marrim me gjithë personazhet politikë shqiptare, tha në fjalën e tij kreu i delegacionit të KiE.
Ai ka shpjeguar sesi ky delegacion gjendet këtu për të ndihmuar dhe për të qenë pranë negociatorit Topi, pors vendimin dhe rolin kryesor për zgjidhjen e krizës politike e kanë vetë partitë politike.
Kjo varet nga dy partitë politike dhe krerët e tyre, për të gjetur zgjidhjen, prandaj ne jemi këtu që ne ti mbështesim, shtoi ai.
Ne shpresojmë që do të ketë progres në negociatat e mëtejshme dhe shpresojmë që partia opozitare të futet në parlament, tha më tej Mehmet Çavushoglu.
Në fund të fjalës së tij, ai pohoi sesa i përket ndërhyrjes së Komisionit të Venecias për interpretim të situatës, kjo do merret në konsideratë vetëm nëse do të vazhdojë problemi dhe debate mbi ligjin.
n.e/NOA