Grevistët bllokojnë bursën e Athinës

Athinë, 23 shkurt, NOA - Anëtarët e
sindikatave kanë bllokuar ndërtesën e bursës në Athinë në shenjë protestë ndaj
masave të kursimit, përmes të cilave qeveria dëshiron të dalë nga kriza e rëndë
e borxheve. Organizatorët e protestës që mbështeten nga Partia Komuniste thonë se synojnë
që bllokadën ta mbajnë deri në fund të ditës dhe se kanë arritur të pengojnë
hapjen e bursës.
Bllokada e ka filluar një ditë para grevës së përgjithshme 24-orëshe që duhet
të ndalë punën e shërbimeve publike.
n.e/NOA