KiE, Richtermocova: Dialog për përmirësimin e ligjit zgjedhor

Kryetarja e delegacionit Hana Richtermocova thotë se vizita e këtij delegacioni në Shqipëri ishte pozitive për të mësuar-sipas saj - se si autoritetet lokale dhe kombëtare në Shqipëri përpiqen për t'u integruar më mirë në Evropë dhe për të adaptuar kuadrin ligjor.
“Sa i takon elementëve pozitivë unë mund të përmend progresin e bërë për të organizuar një proces elektoral efikas dhe përpjekjeve të vendosura për të bërë transparente procedurat e votimit. Anëtarët e delegacionit tonë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, vërejtën një atmosferë të qetë gjatë ditës së votimit. Për fat të keq, siç dhe ju e dini, kjo nuk vlejti për kohën para dhe pas 8 majit, por unë mendoj se përpjekjet e Shqipërisë duhet të inkurajohen. Ne ishim të shqetësuar kryesisht nga mungesa e transparencës së pronësisë mbi median dhe burimet e financimit të fushatës. Delegacioni ynë vërejti gjithashtu: pasigurinë në përgjithësi për zbatimin e procedurës zgjedhore, nevoja për përmirësimin e mënyrës së shkarkimit dhe zëvendësimit të anëtarëve të komisioneve të votimit dhe mbi të gjitha trajnimin e tyre”, theksoi ajo për Deutsche Welle-n.
Sipas saj, dy interpretimet partizane të Kodit Elektoral dhe korrektësia e procesit të numërimit të votave janë kontestuar. “Në këto aspekte kuadri legjislativ elektoral dhe adiministrata zgjedhore duhen përmirësuar”, shtoi më tej. Richtermocova tha gjatë intervistës se është për t’u ardhur keq që fushata elektorale në vend që të fokusohej tek çështjet me interes lokal dhe në nevojat e komunitetit, kishte në qendër grindjet kombëtare dhe akuza personale.
“Ajo që rrezikon procesin është interpretimi jo i ndershëm e rregullave dhe rritja e vendimeve me karakter partiak. Sigurisht që dialogu konstruktiv është i një rëndësie të madhe, por në raste të caktuara, përtej këtij dialogu, rezultatet janë të nevojshme, madje ato janë të nevojshme të dalin me shpejtësi. Kjo ishte e qartë po t'i kthehem asaj pjese të pyetjes që lidhet me procesin e numërimit në Tiranë. Zgjatja në kohë dhe zvarritja e procesit të numërimit shkaktoi tensione dhe konfrontime. Përveç kësaj dështimi për të njoftuar rezultatet vë në rrezik besimin e qytetarëve për ndershmërinë e zgjedhjeve. Kemi vënë re se anëtarët e komisioneve të ndryshme zgjedhore konsultoheshin duke shkuar më pas tek direktivat e partive të tyre përkatëse. Në fakt, zgjidhjet konstruktive ishin të tejet të vështira për t'u arritur nga shkaku i mungesës së pavarësisë së zyrtarëve të zgjedhjeve. Si rezultat, procesin e numërimit të votave ishte në mënyrë të ndjeshme shumë i ngadaltë”, përfundoi./Start/
2011-07-19 08:31