Spahiu: PS nëse ka fakte ndaj Kolegjit, t’i çojë në Prokurori

Mbledhja pritej të drejtohej nga Presidenti i Republikës, por po drejtohet nga nga numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili theksoi se politika nëse ka fakte ndaj gjyqtarëve duhet t’i drejtojë ato në Prokurori dhe më pas KLD-ja është e gatshme të heqë imunitetin e gjithsecilit.
Megjithatë, ai shtoi se politika po bën akuza të pabaza ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. “Nëse Partia Socialiste ka fakte, le t’i dërgojë ato në Prokurori. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i gatshëm t’i heqë. Është detyrim i KLD-së të mbrojë figurën dhe personalitetin e çdo gjyqtari, ku ai ka dhënë një vendim të pakontestueshëm. Politika nuk mund ta akuzojë pa fakte. Kjo dëmton rëndë imazhin e gjyqësorit shqiptar. Me të drejtë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kërkojnë mbrojtje nga KLD-ja”, tha Spahiu para pak momentesh.
Trupa gjyqësore e Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit kërkoi mbrojtje nga KLD-ja pas akuzave të Partisë Socialiste në drejtim të tyre lidhur me vendimet e marra për shpalljen e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës. /S.Ll/Start/
2011-07-19 09:23