KiE Shqiperia voton rezoluten per te burgosurit politike
KiENe nje kohe kur ne Shqiperi vijon prej disa ditesh greva e ish te perndjekurve politike ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ne Strasburg eshte miratuar me 100 vota pro 64 kunder dhe 12 abstenime rezoluta per perkufizimin e te burgosurve politike. Ky veprim eshte konsideruar menjehere nga deputetet e opozites si nje turp kombetar qe nje vend si Shqiperia qe mban presidencen e radhes se KiE te rreshtohet e te perkrahe kunder kesaj rezolute shtete si Rusia Azerbajxhani Turqi apo Spanja. Delegacioni shqiptar ne Keshillin e Europes qe dha voten pro per kete rezolute perfaqesohej nga 3 deputete Kastriot Islami Lajla Pernaska dhe kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi. Raporti per perkufizimin e te burgosurve politike permbante vetem tre paragrafe ku jepej perkufizimi i te burgosurit politik.
Komente
Facebook